Sport

Fërshëllimat në “San Siro” dhe banderola kundër Donnarummas, Raiola sulmon Milanin: Nuk e mbrojti aspak portierin!

8 Tetor 2021, 13:08 Nga DOSJA
Fërshëllimat në “San Siro” dhe banderola kundër

MILANO-Pas fërshëllimave në “San Siro” në ndeshjen ndaj Spanjës në drejtim të Gigio Donnarumma-s, ka reaguar agjenti i portierit të PSG-së, Mino Raiola i cili me anë të një interviste për “Corriere dello Sport” ka sulmuar Milanin ku ka deklaruar se klubi kuqezi nuk i doli në mbrojtje.

“Jam i neveritur nga vërshëllimat në drejtim të Donarumës. Pyes veten si ka mundësi përse Milani nuk ka ndërhyrë zyrtarisht për të marrë masat dhe për të mbajtur distancat e kontestimeve, për ta mbrojtur në një farë mënyre.” Raiola i referohet banderolës që u shfaq në një urë në zonën e San Siro-s pranë hotelit ku qëndronte ekipi Kombëtar, ku tifozët e Milanit ofendonin portierin dhe vazhduan më pas në ndeshje ku portieri fërshëllehej në çdo prekje të topit.

“Donnarumma është një djalë që gjithmonë ka dhënë gjithçka për Kombëtaren. Edhe për Milanin ka qenë besnik ku i ka qëndruar klubit pranë edhe në momentet më të errëta dhe të vështira, duke treguar edhe impenjuar si profesionist deri në ditën e fundit, duke kontribuar gjithashtu për të dërguar skuadrën në Champions pas shumë vitesh.

Më duket e çuditshme dhe shumë zhgënjyese që Milan, i cili e di të vërtetën, nuk kanë marrë në dorë distancat nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milan nuk ka ditur ose nuk ishte në gjendje ta mbante atë.”, përfundoi Raiola.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport donnarumma raiola donnarumma raiola

Sondazh

Poll

Sport 8 Tetor 2021, 08:45

Kuqezinjtë e Kombëtares, sot drejt Hungarisë…

TIRANE – Kuqezinjtë e Shqipërisë janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Hungarisë, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojnë ndeshjen e saj të radhës, por shu...