Sport

Barça synon ‘ta lidhë’ Gavin. “Big”-ët të joshur nga çmimi i talentit…

8 Tetor 2021, 15:44 Nga DOSJA

SPANJE – Gavi tashmë ka pushtuar Spanjën dhe Barcelonën. Pavarësisht se ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje me skuadrën “blaugrana”, mesfushori i talentuar ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Luis Enrique, i cili e thirri atë në kombëtaren e Spanjës, ku të mërkurën bëri debutimin e tij kundër Italisë, në gjysmëfinalen e Nations League.

Dhe performanca e tij ishte e një niveli mjaft të lartë, aq sa klubet e mëdha europiane tashmë janë vënë menjëherë në gjurmët e tij. Sipas kontratës, e cila përfundon në vitin 2023, fantazisti 17-vjeçar është tani në vëzhgimin e Manchester United, Liverpool dhe PSG, siç raportohet nga “El Nacional”.

Klauzola për largimin e lojtarit është vendosur vetëm në 50 milionë euro, një shifër shumë e përballueshme për ‘big”-ët e Europës, por i riu synon t’i japë përparësi katalanasve. Në ditët e ardhshme, pritet një takim i Iván de la Peña, ish-blaugrana, porn jëherësh edhe agjent i Gavit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “el nacional” barcelonën iván de la peña liverpool luis enrique manchester united psg spanjën “el nacional” barcelonën iván de la peña liverpool luis enrique manchester united psg spanjën

Sondazh

Poll