Sport

Luhet për vendin e tretë në Nations League, portieri i Real Madrid kundër Itali-Belgjikë: “Ndeshje e kotë, nuk e di

8 Tetor 2021, 12:33 Nga DOSJA
Luhet për vendin e tretë në Nations League, portieri i Real

BELGJIKË-Belgjika u eliminua në gjysmëfinalen e Nations League kundër Francës së Deschamps. Në fund të ndeshjes, Thibaut Courtois, portieri belg, i intervistuar nga RTL Info, foli për ndeshjen kundër Italisë që do të luhet të dielën.

Portieri i Real Madrid tha se ishte shumë i mërzitur për të luajtur një ndeshje që sipas tij është e padobishme. Portieri shprehet pa filtra. “Ndeshja e së dielës kundër Italisë është e padobishme – deklaroi portieri- “Të jesh i treti në Nations League është e kotë. Nuk e di pse po e luajmë këtë ndeshje.” Itali-Belgjikë do të luhet edhe një herë në San Siro për të vendosur se kush mes Italisë dhe Belgjikës do të dalë në vendin e tretë ose të katërt në Nations League.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika italia thibaut courtois belgjika italia thibaut courtois

Sondazh

Poll

Sport 8 Tetor 2021, 08:45

Kuqezinjtë e Kombëtares, sot drejt Hungarisë…

TIRANE – Kuqezinjtë e Shqipërisë janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Hungarisë, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojnë ndeshjen e saj të radhës, por shu...