Sport

Një tjetër lajm i keq për Mancinin dhe Viallin, shfaqen në “Pandora Papers”

8 Tetor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Një tjetër lajm i keq për Mancinin dhe Viallin, shfaqen në

ITALI – Vazhdon të thellohet skandali i “Pandora Papers”, ku gjithnjë e më tepër po shfaqen personazhe të rëndësishme të botës së futbollit.

Së fundmi siç raporton “Sky”, është zbuluar emri i trajnerit të kampionëve të Europës, Roberto Mancini dhe ndihmësit të tij Gianluca Vialli.

Emri i Mançinit shfaqet në disa dokumente, ku tregohet se ai është aksioner i shoqërisë “Bastian Asset Holdings”, me seli në Ishujt Virxhin.

Ndërkohë Viali nga ana e tij është regjistruar ose figuron si pronar i një tjetër shoqërie “Crewborn Holdings”, një shoqëri që gjithashtu është regjistruar në Ishujt Virxhin.

Sipas mediave italiane, trajneri aktual i Italisë i kishte kërkuar një shoqërie italiane që ta ndihmonte në çështjet fiskale për të rregulluar pozitën e tij në lidhje me autoritetet fiskale në Itali. Gjithashtu sipas dokumenteve të bëra publike, shoqëria e re e krijuar nga Mançini në Karaibe, ishte pronare e një avioni.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll