Sport

VIDEO/ Tifozët po e tallnin me gjeste diskriminuese, futbollisti braktis intervistën për tu konfliktuar me ta

8 Tetor 2021, 12:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Tifozët po e tallnin me gjeste diskriminuese, futbollisti braktis

ARABI SAUDITE-Një mbrëmje për t’u harruar për Japoninë në Arabinë Saudite. Kombëtarja japoneze u mund 1-0 në ndeshjen e vlefshme për pjesën aziatike të kualifikueseve të Kupës së Botës. Miqtë u ankuan disa herë për sjelljen e tifozëve arabë që ishin protagonistë të gjesteve diskriminuese.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i Japonisë Maya Yoshida doli para mikrofonëve, por këndi ishte i gabuar sepse ndodhej pranë tifozëve të Arabisë Saudite që nuk i ndalën talljet dhe gjestet diskriminuese ndaj mbrojtësit të Sampdorias. 33-vjecari nuk duroi dot dhe braktisi intervistën duke shkuar pranë tyre, futbollisti japonez pati një debat të nxehtë, ku tonet ishin të larta dhe ofendimet nuk munguan.

 

pic.twitter.com/yVam58wQ80

— Out Of Context Football (@nocontextfooty) October 8, 2021

Lojtari më vonë shpjegoi arsyen e reagimit të tij. “Kishte gjeste diskriminuese, tifozët imitonin sytë, ishte e vështirë ta pranoje dhe realisht ishte një situatë zhgënjyese.”Një mbrëmje e keqe për Japoninë që tashmë duhet të merret me rezultatet zhgënjyese. Përfaqësuesja e Japonisë në tre takime ka grumbulluar po kaq pikë dhe rrezikon të jetë pjesë e Botërorit të Katarit, pasi Australia dhe Arabia Saudite në Grupin B ndodhen në kuotën e 9 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport japoni yoshida japoni yoshida

Sondazh

Poll

Sport 8 Tetor 2021, 08:45

Kuqezinjtë e Kombëtares, sot drejt Hungarisë…

TIRANE – Kuqezinjtë e Shqipërisë janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Hungarisë, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojnë ndeshjen e saj të radhës, por shu...