Sport

VIDEO/ “Shiko bleva Mbappe-n te Newcastle”! “Orakulli” Griezmann,si parashikoi të ardhmen e klubit para

8 Tetor 2021, 13:28 Nga DOSJA
VIDEO/ “Shiko bleva Mbappe-n te Newcastle”! “Orakulli”

ANGLI-Newcastle United është blerë zyrtarisht nga Fond i Investimit Publik Saudit, i kontrolluar nga princi i kurorës, së bashku me “PCP Capital Partners dhe RB Sports&Media. Shuma e operacionit arrin në 360 milionë euro. Objektivi është që “Magpies” të bëhen sërish një skuadër Championsi, siç ishte disa dekada më parë. Herën e fundit që ekipi verlindor ka fituar trofe në Angli ka qenë FA Cup në vitin 1955 kundër Manchester City-t në “Wembley”.

Por sa kohë do të kalojë para se Newcastle të fitojë Kupën FA, Premier League dhe ndoshta edhe Champions Leage? Nuk dihet ende, por të ardhmen e ka parashikuar Antoine Griezmann. Në verë në një video të postuar në rrjetet sociale, tregon Griezmann duke u mburrur për arritjet e tij menaxheriale me Newcastle në video-lojën FM.

…Soon? ?

Throwback to when @AntoGriezmann signed Kylian Mbappe and turned Newcastle United into European superpowers on #FM21, winning FIVE trophies in 2027! ?pic.twitter.com/pF7HZg8IVk

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) October 7, 2021

Është viti 2027 dhe Griezmann si trajner ka arritur të fitojë Premier League, FA Cup, Champions League, Community Shield dhe Super Kupën.”Pesë tituj,” thotë Griezmann në video. “Çfarë trajneri! Unë jam një legjendë e trajnerëve në futbollin anglez ”.

Griezmann më pas i thotë Mbappe: ” Me Newcastle, unë të bleva për 134 milionë euro” “Ku?” përgjigjet Mbappe. “Newcastle? Nuk është nxehtë atje, apo jo? “Sulmuesi i Atletico Madrid me siguri duket se ka qenë shumë përpara kurbës në lidhje me potencialin masiv të klubit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport griezmann mbappe newcastle griezmann mbappe newcastle

Sondazh

Poll