Politike

”Shkrihet qendra e studimeve albanologjike”, Gjinushi përgënjeshtron denoncimin e Gjekmarkajt: Do ketë bashkim

8 Tetor 2021, 11:08 Nga DOSJA
”Shkrihet qendra e studimeve albanologjike”, Gjinushi

TIRANË– Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi i është përgjigjur akuzave të deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj lidhur me faktin se qendra e studimeve albanologjike do të shkrihej.

Nga Shkodra ku po merrte pjesë në aktivitetin për 85-vjetorin e lindjes të akademikut të shquar shkodran Bahri Beci, Gjinushi tha se nuk bëhet fjalë për një shkrirje, por për një bashkim të Akademisë së studimeve albanologjike me akademinë e shkencave. Kjo sipas tij po bëhet në mënyrë që qeveria apo politika të kthejë sytë nga shkenca dhe njoftoi se për herë të parë pas 40 vitesh do të mbahet një Kuvend nga akademia e shkencave.

 

I ngatërruat me pyetjet e politikës. Nuk ka kontradikta të tilla as mendime të tilla. Bëhet fjalë për ribashkim të Akademisë së Studimeve me Akademinë e Shkencave, të cilat vazhdimisht kanë punuar bashkë. Akademitë si rregull kanë në gjirin e tyre, në pjesë të punës së tyre edhe rrjetin e caktuar të instituteve. Ky është një modelet më produktiv që rezulton, aq më tepër në një vend të vogël, i cili s’ka komoditetin të ketë thjesht një akademi honorifike. Kështu që nuk e di nga e keni gjetur këtë fjalën e shkrirjes, bëhet fjalë për ngritje dhe pikërisht është zgjedhur që si hapi i parë të jenë Akademitë, institute albanologjike për vetë faktin që Akademia e Shkencave prioritare ka zhvillimin e shkencave albanologjike. Ndaj do zhvillohet dhe Kuvendi albanologjik pas 40 vitesh, kështu që çdo gjë është me mirëkuptim, në bashkëpunim dhe e gjithë ajo bëhet që qeveria, politika të kthejnë më shumë sytë nga shkenca. Qoftë nga shkencat albanologjike, qoftë nga shkencat e natyrës apo teknologjitë. Sot mbyllëm në Tiranë një nga konferencat më të mëdha ndërkombëtare të nanoteknologjisë”, deklaroi Gjinushi.

Pyetje nga gazetarët:

Z.Gjekmarkaj tha se është një vendim politik që katër institute me mbi 100 kërkues do të jenë nën urdhrat tuaj pa u diskutuar më parë me ekspertët?

Kuptoj që ke një burim të gabuar i cili është politik. Kush flet në mënyrë politike, nuk u përgjigjem se s’kam punë. Akademia nuk jep urdhra, Institutet janë vetë Akademia. Kuptohet që ASH historikisht është garantia kryesore e mbrojtjes së lirive akademike për institucionet e tjera. Një nga oponencat që duhet t’i bëjë qeverisë është t’i tregojë caqet kur ka tendenca për të rritur kontrollin apo ndikuar në kërkimin shkencor, tashmë në kushtet e demokracisë një utopi.

Ka edhe një debat të rihapur për çështjen e gjuhës shqipe dhe besoj ju keni një rol thelbësor?Prandaj bëhet dhe Kuvendi, ku janë ftuar të gjithë albanologët. Ka mbi 80 alabanologë nga qendrat e huaja dhe jashtë. Problemi i parë që kemi është të mbrojmë gjuhën nga të tjerët, jo nga vetja. Akademia është duke formulaur dhe një ligj për mbrojtjen e gjuhës. Ndikimet e gjuhëve të tjera. Kurse për sa i takon problemeve të specialistëve për raportin ems gjuhës standarde dhe dialekteve është nëj problem kudo. Dialektet kanë zhvillimin e tyre të lirë, shkalla e përmirësimit të gjuhës standarde është një problem specialistësh dhe nuk shoh ndonjë kontradiktë dhe nuk duhet kthyer në një problem ndarjeje. Është në problem evolucioni që ndodh kudo.

Si është ta shohësh politikën si një akademik?

Një nga premtimet dhe angazhimet që kam bërë kur kam marrë këtë detyrë ishte që ta akademizojmë politikën dhe jo të politizojmë akademinë. Politika shumë debate shterpe, të panevojshme dhe ajo që dëmton më shumë është që kur në vend të debatit për zgjidhje bëhet vetëm debat për interesa partiake. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë në botën akademike sepse shkenca ka ligjet e saj dhe fiton ai që ka më shumë argumente.

Ju vjen keq që ishit politikan, sot që jeni akademik?

Një farë pishmënllëku e kam por iku tani.

Ndërkohë dy ditë më parë, Deputeti i Partisë Demokratike dhe Kreu i Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar se do të shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike. Nëpërmjet një shkrimi, Gjekmarkaj thotë se kjo është vendosur nga Skënder Gjinushi, e se ky vendim është tejet politik. Vendimi i Gjinushit, sipas deputetit të PD-së, është de facto akt kundër shkencës, kundër albanologjisë dhe kundër pavarësisë së institucioneve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj shkrirja e akademise se studimeve albanologjike skender gjinushi agron gjekmarkaj shkrirja e akademise se studimeve albanologjike skender gjinushi

Sondazh

Poll