Politike

VIDEO-‘Nuk ka kryeministër që nuk dëshiron të rrisë pagat..’, Rama: Do të rriten vit pas viti, nuk është e t

8 Tetor 2021, 08:27 Nga DOSJA
VIDEO-‘Nuk ka kryeministër që nuk dëshiron të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme përballë gazetarëve të pranishëm se pagat do të rriten vit pas viti. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka kryeministër që nuk dëshiron që të rrisë pagat, duke shtuar se objektivi që qeveria shqiptare i ka vënë vetes është ta çojë pagën minimale nga 300 mijë lekë të vjetra në 400. I pyetur nga gazetarët se a do të ketë rritje të çmimit të energjisë e nëse ndodh a do të jetë i qendrueshëm, Rama devijoi përgjigjen duke krahasuar vendin tonë me Gjermaninë. Për këtë çështje, ai tha se dy vendet nuk mund të krahasojnë fuqinë blerëse.


Pyetja: Shqetësimi i qytetarët është rritja e çmimit të energjisë, do të ketë një rritje të energjisë, nëse do ketë do jetë e qëndrueshme?

Edi Rama: Këto që Shqipëria ka ujë, e prodhon vetë energjinë elektrike. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet, e para. E dyta, natyrisht që shteti shet energji, por pse e shet, sepse në momentin që ka reshje me tepricë, ka dy rrugë, ose ta shesë ose ta derdhë. Jo ta derdhi, por të shkaktojë edhe përmbytje. Një ekonomi e varur 100% nga Zoti, nga reshjet, ka të mirën e vet, por ka edhe te keqen sepse nuk ka burime alternative. Ne blejmë energji në kulmin e thatësirës, kur kërkesa është pak më e lartë dhe çmimet rriten. Për ata që thonë se çmimet rriten por pagat e pensionet jo, dua t’ju them se nuk krahasojmë fuqinë blerëse të Gjermanisë dhe të Shqipërisë, por themi se pikërisht kur është kështu, kjo është më sfiduese. Janë gjëra që duhet t’i kuptojmë në mënyrë që të jemi të qartë. Nëse ne do të ishim këtu për të thënë thjesht që çmimet u rritën na paguajini….ne nuk jemi këtu për të dhënë lajmet. Siç nuk i kemi lënë njerëzit në rrugë kur u ra çatia nga tërmeti e kur doli armiku i padukshëm, ashtu nuk do t’i lëmë as tani. Por, kjo gjë nuk bëhet me ide që nuk bazohen në shifra. Çmimet i vendos tregu, nuk jemi në komunizëm, këtë e kemi mbyllur ka 30 vjet. Nuk do rriteshin çmimet nëse nuk do blihej buka dhe do ngelej magazine. Nuk ka kryeministër që nuk dëshiron të rrisë pagat. Është njësoj si të thuash pse nuk i rrit ti paratë që u jep fëmijëve, atëherë kjo do të shtynte të merreje para dhe më pas ndoshta do të shisje shtëpinë. Pse nuk i bëjnë të tjerët pensionet nga 10 mijë euro. Rrugat e pensionet rriten nga kapacitet ekonomike dhe që të ndodhë kjo duhet të ecim me më shumë vendosmëri përpara. Nuk do t’i shmangemi asnjë zotimi që kemi marrë. Rroga do të rritet vit pas viti, objektivi është ta çojmë nga 380-400 deri në fund të mandatit. Natyrisht do t’i rrisim por kjo nuk është e thjeshtë…

VD/ Qeveria shqiptare shpall emergjencën për furnizimin me energji elektrike, Rama: Planin e mbrojtjes e shpalosim nesër

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama emergjenca per krizen energjitike kriza e energjise elektrike edi rama emergjenca per krizen energjitike kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll