Politike

VIDEO- ‘Unë flas për ujkun ti më tregon’, Rama: Qeveria bëhet digë për ata që nuk e përballojnë dot krizën

8 Tetor 2021, 08:22 Nga DOSJA
VIDEO- ‘Unë flas për ujkun ti më tregon’, Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tregoi ditën e sotme në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria do të bëhet digë për ndihmuar personat që nuk e përballojnë dot krizën. Ai tha se këtu përfshihen familjarët dhe bizneset e vogla, për të cilët do të prezantojë ditën e nesërme planin. Rama debatoi me gazetarin e ‘A2’, Klevi Muka i cili nisi pyetjen për rritjen e çmimit të naftës, duke bërë krahasimin me vitin 2013. Kryeministri i bëri të ditur se nuk do të replikonte me të, duke vijuar më pas fjalën e tij për çmimin e naftës.

Rama u shpreh se Shqipëria prodhon naftë të rëndë e cila është e pamjaftueshme, duke shtuar më pas se në dijeninë e tij nuk ka asnjë vend që e prodhon naftën vetë.


REPLIKAT:

Gazetari Klevi Muka: Në 2013, çmimi i naftës ishte 107 lek sot 70 e ca lek, me standartin e 2013 do të ishte është rritur…

Rama: Kush e thotë këtë?

Gazetari Klevi Muka: E them unë në bazë të çmimit të naftës në bursë

Rama: Krahasimi im është shumë i thjeshtë, ankesa cila është, na është është rritur çmimi i naftës

Gazetari Klevi Muka: Ishte konstatim..

Rama: Po pse e keni këtë mani që ndërprisni, a ma bëre pyetjen? Sot çmimi i naftës ka shkuar aty ku nuk mban më, po si nuk mban më kur paska mbajtur më shumë seç ishte në 2013?

Gazetari Klevi Muka: Ishte bursa.

Rama: Nuk po bëj debat me ty more djalë, unë po flas për ujkun ti më tregon.. unë them për çmimin në benzimatë. Atë e vendos tregu, eshtë ky sistem kur ju ishin të lindje e sipër, se jeni disa më të rinj se demokracia. Nuk e vendos shteti sa shitet molla, pjeshka. Ka qënë më e lartë nafta se sot, e ka blerë yt atë më shumë se sa është blerë sot, po nuk po bëj debat.. ça të them, është e pabesueshme, po flas për çmimin e naftës, faleminderit shumë e paskeni bërë verifikimin. Nafta diezel dhe benzina kanë qënë më të shtrenjta. Brenda çmimit të naftës kemi dy komponetë, atë të taksës së qarkullimit dhe një taksë karboni, çmimi i naftës është më i ulët seç ishte, ajo taksa e karbonit është aty dhe do rrijë aty. Se ata pensionistët nuk janë ndotës të mjedisit. Kur flasim për fëmijët dhe të pamundurit, nga vjen kjo mbështetje, vijnë nga kontributet, kush ndot më shumë do kontribuojë më shumë. çmimi është sot më pak seç ishte, nuk kemi të bëjmë me një çmim të paparë por më të lirë seç ishte. Ishte në bursë aq ishte aq, nuk kanë lidhje me temën se flasim për një sektor privat. Nafta që Shqipëria prodhon është e rëndë, ne nuk prodhojmë mjaftueshëm, shitet jashtë, se prodhuuesit janë jashtë, shitet për nënprodukte industriale. Nuk shkon jashtë për të ushqyer mercedes, e importojmë 600 mijë ton, e importon në tregun ndërkombëtar, kur them Shqipëria e importojnë subjektet private. Nuk ka vend në dijeni time që naftën e prodhon shteti.. duhet të kuptojmë se qeveritë janë të ndara. Qeveria duhet të bëhet digë për ata që nuk e përballojnë dot, apo për të lehtësuar ata që janë me dy makina që stresohen, jo jemi për bizneset e vogla që janë familje në radhë të parë. Diskutimet që si ta bëjmë Shqipërinë ku rrogat janë përtokë, janë imagjinare. Rruga është kjo, jemi në rrugë të drejtë, do të vazhdojmë në këtë rrugë, nëse do ishin bërë që në 91 do flisnim ndryshe por nuk u bënë. Nuk është sovran varet nga faktorë të tjerë, duhet ta bëjmë sovran.

VD/ Qeveria shqiptare shpall emergjencën për furnizimin me energji elektrike, Rama: Planin e mbrojtjes e shpalosim nesër

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama emergjenca per krizen energjitike kriza e energjise elektrike edi rama emergjenca per krizen energjitike kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll