Politike

VIDEO- Rama: Kriza energjitike do e kapë kulmin në mesin e vitit të ardhshëm, çmimet nuk do kthehen kurrë siç ishin më p

8 Tetor 2021, 07:44 Nga DOSJA
VIDEO- Rama: Kriza energjitike do e kapë kulmin në mesin e vitit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për mediat se kriza energjitike do të kapë kulmin në mesin e vitit të ardhshëm. Kreu i qeverisë pohoi se çmimet nuk do të kthehen më si më parë mirëpo prioriteti që është vendosur është mbrojtja e konsumatorëve. Rama u shpreh se i vetmi vit kur është dashur që të kishte rritje të çmimeve ishte në 2015 pasi atëherë çmimi ishte i lartë dhe nuk e mbulonte koston e familjarëve dhe të bizneseve, ndaj ende dhe sot 200 mijë familje paguhet nga shteti.

Edi Rama: Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me pikun e kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe njëkohësht mendojnë se edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin para krizës. Ajo që na takon ne është që të mbrojmë konsumatorët tanë. Sigurisht me një rend prioritetesh, duke pasur parasysh ata që kanë më shumë nevojë, nga më të dobëtit tek më të fortët. Ndërkohë ja vlen t’ju sjell në vëmendje është se e vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në qeverisjen tonë është e vitit 2015. Çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston dhe në funksion të mbrojtjes së familjarit e biznesit të vogël dhe diferenca mes çmimit të vjetër dhe të riut në atë kohë, për rreth 200 mijë familje paguhet nga shteti sot e kësaj dite. Pensionistë, familje me ndihmë ekonomike marrin nga shteti 30 mln dollar çdo vit si kompensim. Bëni llogaritë, janë disa gjëra që humbasin nga vëmendja dhe është mirë t’i rikujtojmë.

VD/ Shpallet emergjenca për furnizimin me energji elektrike, Rama: Planin e mbrojtjes e shpalosim nesër

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama emergjenca per krizen energjitike kriza e energjise elektrike edi rama emergjenca per krizen energjitike kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll