Politike

VIDEO- Gjeneriali Ibrahim pas nderimit nga Rama: Do punojmë për lirimin e çdo personi të mbajtur peng

8 Tetor 2021, 10:25 Nga DOSJA
VIDEO- Gjeneriali Ibrahim pas nderimit nga Rama: Do punojmë për

TIRANË- Gjeneral Major Abbas Ibrahim pasi u nderua me medaljen e mirënjohjes nga Kryeministri Edi Rama, është shprehur se Shqipëria ka vuajtur shumë nga katastrofa e terrorizmit, ndërkohë që shtoi se bisedimet për të çliruar dhe kthyer gratë dhe fëmijët në Shqipëri nuk ishin të lehta. Ibrahimi shtoi se ata nuk do të ndalojnë për të negociuar për lirimin e çdo personi të mbajtur peng.


“Profeti Muhamed thotë se kush shpëton një shpirt, një njeri shpëton njerëzimin. Jam i nderuar që gjendem këtu në një tokë, përballë djemve e vajzave të tij, një vend që ruan të drejtat e qytetarëve të tij. Është një nder të marr pjesë në këtë ceremoni për vlerën e lirisë. Shqipëria si shumica e njerëzve ka vuajtur nga katastrofa e terrorizmit në botë. Shqipëria si shoqëri ka paguar një çmim të lartë gjatë 2-3 viteve kur gra e fëmijë u morën. Shteti mori përsipër përgjegjësitë karshi qytetarëve të vet. Përpjekjet patën sukses për të kthyer gratë e fëmijët. Ka një ditë lirie për të gjithë ne.

Është një ditë lirie për Libanin dhe për Shqipërinë. Pavarësisht se kushteve ku ndodhet Libani ai vazhdon të zgjasë dorën drejt miqve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të negociuar lirimin e çdo personi të mbajtur peng, pavarësisht çdo vështirësie, çdo rreziku me të cilin stafi ynë përballet në terren ndërkohë që hyjnë në zona të rrezikshme. Ne kuptojmë se çfarë vlere ka liria. I njohim mirë tragjeditë e arrestimit, frikës dhe burgosjes. Falënderime të ndjera kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve që më nderojnë. Dua t’ia dedikoj Libanit e Shqipërisë dhe gjithë atyre që punojnë për lirinë e njerëzimit. Bëj thirrje që udhëheqësit e botës të përhapin gjuhën e paqes në vend të urrejtjes. Dua t’ju falenderoj për mundësinë që gjendem sot këtu, faleminderit shumë”, tha ai.

LAJMI I MËPARSHËM: Nderohet me ‘Yllin e Madh të Medaljes’ Gjeneral Abbas Ibrahim! Rama: Shpëtoi Alvin Berishën dhe të tjerë nga kampi i Al-Holit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike abbas ibrahim nderohet abbas ibrahim abbas ibrahim nderohet abbas ibrahim

Sondazh

Poll