Politike

DASH dërgon në Kongres listën me zyrtarët e shpallur non-grata, mes tyre ish-kryeministri Berisha dhe familja e tij

8 Tetor 2021, 08:54 Nga DOSJA

TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot zyrtarisht listën e personave të shpallur non-grata në SHBA. Kjo listë, e publikuar në faqen zyrtare të DASH është dërguar në Kongresin amerikan, ndërsa në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë njoftimin përmes rrjeteve sociale.

Pjesë e listës është edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij, bashkëshortja Liri dhe dy fëmijët, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Berisha dhe familja e tij u shpallën non-grata me një vendim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, më 19 maj 2021. Ky vendim është kundërshtuar nga Berisha i cili ka nisur një proces gjyqësor në Francë ku e akuzon Blinken për cënim të dinjitetit të tij njerëzor. Vendimi i DASH u pasua me një përjashtim të ish-kryeministrit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ku ka qenë pjesë për gati 3 dekada.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dash sali berisha sali berisha non grata yuri kim dash sali berisha sali berisha non grata yuri kim

Sondazh

Poll