Politike

VIDEO-“A do kemi dimër pa drita?” Rama: Do i kishim rënë shkurt, lajmet në 3, në 7 vjen errësira…

8 Tetor 2021, 08:24 Nga DOSJA
VIDEO-“A do kemi dimër pa drita?” Rama: Do i kishim

TIRANE– Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria shqiptare nuk ka në plan të ndërpresë energjinë elektrike për qytetarët shqiptarë. Në konferencën e zhvilluar sot me gazetarët ku shpalli emergjencën energjitike, Rama tha se qeveria shqiptare është duke punuar për të mbrojtur qytetarët.


Pjesë nga konferenca e Ramës: 

Pyetje: Zoti kryeministër, përveç çmimit, kriza a do të thotë një dimër pa drita?

Edi Rama: Nëse do të ishte kjo gjë ne do t’i kishim rënë shkurt, lajmet vetëm në orën 3, në orën 7 errësirë, pse do diskutonim këtu. Ne po diskutojmë të mbrojmë konsumatorët, s’do diskutonim, dhe unë nuk po kërkoj që të më qani hallin mua, por që të gjithë të vendosin veten në funksionin e një shtëpi të përbashkët. Sot Britania e Madhe po lajmëron një ndërprerje të energjisë elektrike. Dikush foli për Italianë, gaboi. I keni njerëzit në Itali, pyetini sa të lumtur janë, se nuk ka ndodhur në Tiranë, por në Milano që të hapen pika për të marrë bukë falas, bukë, bukë. I keni dhënë ju, i keni bërë lajme. Dhe të mos harrojmë diçka tjetër. Një pjesë e madhe, ata që qahen më shume, janë ata që kanë të ardhura më shumë se sa tregojnë. Nëse do i besonim të ardhurave të deklaruara ne sot nuk do të ishim në këtë situatë. Sot Shqipëria është në nivelin më të lartë të eksporteve, nga se, kush i krijon, ne. Eksportojmë fjalë, ju importoni deklarata e i shisni në ekran. Eksportimet i bëjnë ata që punojnë. Ajo që nuk bëhet nuk bëhet se përndryshe gjendemi si pas Vehbiut dhe Sudes.

(f.m;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza energjitike edi rama kriza energjitike

Sondazh

Poll