Politike

VD- Qeveria shpall emergjencën për furnizimin me energji elektrike, Rama: Piku i krizës, në mesin e 2022-shit

8 Tetor 2021, 07:36 Nga DOSJA
VD- Qeveria shpall emergjencën për furnizimin me energji elektrike,

TIRANË– Qeveria shqiptare ka shpallur krizën për furnizimin me energji eletkrike. Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së zhvilluar sot me kabinetin qeveritar tha se nesër do të shpallë planin për përballimin e krizës energjetike ku prioritet do të ketë konsumatori familjar dhe biznesi i vogël. Sipas kryeministrit Rama, kulmi i krizës do regjistrohet në mesin e vitit të ardhshëm, por edhe pas kapërcimit të saj, çmimet nuk do të kthehen kurrë më si më parë. Kryeministri foli edhe për çmimin e naftës në Shqipëri. Teksa komentonte të gjitha deklaratat e qytetarëve të bëra ditët e fundit në lidhje me prodhimin e naftës dhe energjisë elektrike në vend, Rama tha se Shqipëria nuk konsumon naftën e prodhuar në vend pasi është e rëndë.

Sipas kreut të qeverisë, nafta që prodhohet në Shqipëri eksportohet dhe shitet për produktet industriale, jo për makina. Përsa i përket energjisë elekrike, numri një i qeverisë tha se Shqipëria shet energji elektrike kur nuk ka ku ta çojë më pasi mund të shkaktojë përmbytje të mëdha. Kjo gjë sipas Ramës, ndodh gjatë dimrit si pasojë e reshjeve të dendura kur edhe çmimi është më i ulët, ndërsa gjatë verës që ka thatësirë, kohë kur e blen edhe Shqipëria energjinë elekrike, rritet çmimi.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet deri në fund të këtij mandati dhe kjo gjë do të bëjë që shitja e energjisë elektrike nga Shqipëria të bëhet kur të jetë e nevojshme dhe jo kur të ketë vend për të ruajtur rezervat. Ndërsa, taksa e karbonit, sipas Ramës nuk do të ndryshojë pasi me të ardhurat e marra prej saj, mbështeten pensionistët. Çmimet e këtyre prodhimeve sipas Ramës janë pjesë e një tregu ndërkombëtar ku askush nuk pyet për emër, paga apo origjinën.

I pyetur nëse rritja e çmimit do të shkaktojë ndëprerje të energjisë elektrike, kryeministri Rama e mohoi këtë gjë. Ai tha se nëse kjo do të kishte qenë zgjidhja do të ishte shumë e thjeshtë, pasi do bënte vetëm një lajmërim. Kryeministri u pyet edhe nëse i ka konsideruar shtatë pikat e propozuara nga kryedemokrati Lulzim Basha, gjë që  konsideroi një plan të pamenduar si të ‘Sudes’ dhe ‘Vehbiut’ që zeron arkën e shtetit.

Vetë kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar krizën energjitike për shqiptarët, pak ditë më parë. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Ai shtoi se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

(a.b;f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza energjitike ne shqiperi edi rama kriza energjitike ne shqiperi

Sondazh

Poll