Politike

VIDEO- Rama: Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati

8 Tetor 2021, 08:11 Nga DOSJA
VIDEO- Rama: Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet brenda këtij mandati. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Qeverisë, Rama tha se me Skavicën, Shqipëria do të ketë mundësi të përdorë energjinë elektrike sipas nevojave. I pyetur për uljen e TVSH-së që po bën Franca për të ndihmuar qytetarët, Rama tha se s’mund të krahasohet vendi ynë me Francën që ‘i ka gjërat me buton’. 


Pjesë nga konferenca:

Ambrozia Meta, gazetare e Syri TV: Në vitin 2013 ju shpreheshit se do ta ulnit taksën për energjinë nga 20 në 6 përqind, a jeni duke e marrë parasysh këtë ulje? E bëj këtë pyetje duke marrë parasysh që vendet e tjera po e ndërmarrin këtë nismë, vende si Franca, Spanja e Italia. Dhe një tjetër pyetje, a është kjo një krizë që nuk shmanget dot apo është një keqmenaxhim pasi në verë ne kemi shitur energji shumë lirë deri në 80 euro, kurse tani e blejmë deri në 230 euro?

Kryeministri Edi Rama: Energjia shitet lirë sepse shitet kur nevoja në treg është e ulët, si rezultat i faktit që nuk e mbajmë dot, përndryshe përmbysnim dynjanë. Do e kuptoni këtë? Sepse ndryshe për çfarë arsye do e shisnim, për çfarë arsye do e ndërtonim Skavicën? Në momentin që do të kemi skavicën do të bëjmë një tjetër lojë, në mënyrë që ta diktojmë ne kur do të dalë energjia në treg për ta shitur dhe jo pamundësia për ta mbajtur. Skavica që ka filluar tani puna dhe që do të ndërtohet brenda këtij mandati. Me ndihmën e Zotit sepse nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë. Ujë mund të kesh por po nuk pate ku ta rezervosh çfarë do të bësh, do rrish në dush gjithë ditën apo do ta lësh të ikë? Nuk ka prova që uljet sjellin benefit tek konsumatori. Përsa i përket Francës mos bëni ngatërresa, Franca ka centrale nukleare, nuk ka probleme siç kanë vendet e tjera sepse e ka me sustë, hap centralin, rrit prodhimin. Gjermania ka mbyllur centralet dhe varet nga gazi që vjen nga Rusia. Përsa kohë që del në tregun ndërkombëtar, tregu nuk pyet, a je Muhamed Veliu apo Edi Rama, do të blesh xhaketë, ja ku është çmimi.

LAJM KRRYESOR:VD/ Qeveria shqiptare shpall emergjencën për furnizimin me energji elektrike, Rama: Planin e mbrojtjes e shpalosim nesër 

(F.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama kriza e energjise elektrike edi rama kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll