Politike

VIDEO -“A e keni marrë parasysh planin me 7 pika të Bashës?”, Rama: Nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vehbiut

8 Tetor 2021, 08:00 Nga DOSJA
VIDEO -“A e keni marrë parasysh planin me 7 pika të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme nga gazetarja e ‘TvKlan’, Jolldiz Mitro, se nëse qeveria shqiptare i ka marrë 7 pikat që ka propozuar kryedemokrati Lulzim Basha për të përballuar krizën energjitike. Rama i krahasoi me Suden dhe Vehbiun, duke thënë se nuk janë qeveria e tyre.


Jolldiz Mitro: Zoti Rama ju thatë që planin konkret do ta bëni publik nesër, por a ka marrë qeveria shtatë pikat e bëra publike nga kryeopozitari Lulzim Basha

Edi Rama: Unë do të doja që ju të verifikoni sa ka qenë çmimi i naftës në vitin 2013? Verifikojeni sa e kanë blerë sa ka qenë në pikat e karburanteve të Shqipërisë, më lirë apo më shtrenjtë se sot, pastaj diskutojmë për të tjerat. Teoria hiq këtu e hiq atje ka një problem, këto janë të gjitha para që ikin, me çfarë do t’i bëjë Shqipëria paratë nëse ulen të gjitha, ne flasim për Gjermaninë e të tjerët por bëjini pak mirë llogaritë sa paguajnë qytetarët atje? Sa sigurime paguhen atje për të marrë një shërbim shëndetësor më të mirë? Një pension? Bëjini edhe me këto krahasimet. Këto kërkesat me bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë të sudes, ne nuk jemi atavizma të kohës së Sudes e Vehbiut, ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vehbiut.

VD/ Shpallet emergjenca për furnizimin me energji elektrike, Rama: Planin e mbrojtjes e shpalosim nesër

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama emergjenca per krizen energjitike kriza e energjise elektrike edi rama emergjenca per krizen energjitike kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll