Sport

Kthimi i Boateng te Hertha, një katastrofë. A ka ‘perënduar’ koha e tij?

7 Tetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
Kthimi i Boateng te Hertha, një katastrofë. A ka

GJERMANI – Pritej një kontribut i ndryshëm. Ai e priste vetë së pari. Në verë, Kevin-Prince Boateng u kthye te Hertha Berlin, 14 vite pas lamtumirës së tij. Ai u largua nga klubi gjerman, nga qyteti ku lindi dhe u rrit (dhe me të cilin filloi edhe të luajë futboll) për të shkuar, në moshën 20-vjeçare te Tottenham.

Nga atje ai filloi turneun e tij botëror: Itali, Spanjë, Turqi, Gjermani, Angli. Ka luajtur kudo, për gjithsejt 13 klube. U kthye në Berlin, me pretendimin për të ndihmuar ekipin dhe lojtarët e rinj të rriteshin.

Në realitet, gjërat po shkojnë krejt ndryshe. Aq sa edhe kritikat për të nuk mungojnë. Episodi i fundit është domethënës: një grindje mjaft e ndezur me trajnerin Dardai.

Boateng po gjen shumë pak hapësirë: në Bundesligë ai ka luajtur vetëm 237 minuta (nga 630), ndërkohë që në asnjërën kurrë nuk qëndroi deri në fund. Nga shtatë ndeshjet e para, Hertha ka humbur pesë, duke e gjetur veten në betejë të plotë për shpëtim.

Ish-mesfushori Lothar Matthäus është shprehur për të: “Nga pikëpamja ime, koha e Kevin-Prince, i cili ishte një lojtar i shkëlqyer, edhe pse me një karakter të vështirë, ka mbaruar”. Për më tepër, sipas Matthäus, situata e tij ka shumë konfuzion: “Nuk është e qartë se cila është detyra e Boateng. A duhet të udhëheqë ekipin në fushë, apo duhet të jetë lider në dhomat e zhveshjes? Apo ai duhet të jetë krahu i djathtë për teknikun? Këto janë pyetje që duhet të marrin përgjigje”.

Situata me sa duket, po shqetëson edhe Boateng. Në stërvitjen të martës, ai pati një konflikt me trajnerin Dardai. Arsyeja? Anullimi një goli nga trajneri. Të dy i bërtitën njeri-tjetrit në një mënyrë kërcënuese. Davie Selke u fut mes të dyve, por nuk mundi t’i qetësonte…

Mirëpo dje klubi postoi një fotografi në mediat sociale, në të cilën Boateng dhe Dardai përqafohen duke buzëqeshur. Pra paqja u arrit, por tensioni ende mbetet. Kjo edhe pse Hertha është në telashe dhe Boateng nuk në gjendje të ndihmojë për të ndryshuar situatën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 13 klube angli gjermani hertha berlin itali kevin prince boateng lothar matthaus në moshën 20-vjeçare te tottenham spanje trajnerin dardai turqi 13 klube angli gjermani hertha berlin itali kevin prince boateng lothar matthaus në moshën 20-vjeçare te tottenham spanje trajnerin dardai turqi

Sondazh

Poll