Sport

Interi zgjedh Onanën për post-Handanovic. Por edhe Napoli e Barça në garë…

7 Tetor 2021, 08:26 Nga DOSJA
Interi zgjedh Onanën për post-Handanovic. Por edhe Napoli e

ITALI – Interi ka zgjedhur trashëgimtarin e Handanovic: ai është Andre Onana, portieri kamerunas, që nuk do të rinovojë kontratën me Ajax, që i skadon më 2022. Për këtë arsye ai është i lirë të nënshkruajë një marrëveshje me parametra zero me zikaltrit, duke filluar që nga shkurti.

Sidoqoftë, asgjë ende nuk mund të thuhet se është e përfunduar, sepse nga Spanja, raportojnë se gardiani i datëlindjes ’96, do të kthehej me kënaqësi në Barcelonë, ku ai bëri hapat e tij të parë si portier i ri. “Loja është ende e hapur, – shkruan ‘Tuttosport’ sot, – aq sa nuk përjashtohet edhe përfshirja e Napolit, i cili tani ka kërkuar informacion, për atë që do të zëre vendin e Ospinas”.

Përballë këtyre vështirësive, Interi mund të parashikojë ardhjen e Onanas në janar, por kjo do të nënkuptonte pagesën e kompensimit për Ajax-it dhe do të rrezikonte të minonte stabilitetin në dhomën e zhveshjes, ku Handanovic konsiderohet si udhëheqës dhe titullar i padiskutueshëm.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andre onana barcelone handanovic interi napolit ospina portieri kamerunas tuttosport andre onana barcelone handanovic interi napolit ospina portieri kamerunas tuttosport

Sondazh

Poll