Sport

Gavi, ‘trashëgimtar’ i Xavi Hernadez, debutim mahnitës ndaj Italisë

7 Tetor 2021, 05:17 Nga DOSJA

ITALI – Pablo Martín Páez Gavira, që shkurt thirret Gavi, edhe pse vetëm 17 vjeç e 62 ditë, ishte titullar me Spanjën në ndeshjen e fituar 2-1 ndaj Italisë për Nations League. Përkundër moshës së re, në fushën e blertë të “San Siros”, ai ishte i barabartë me të përzgjedhurit e Luis Enriques, me një kontroll të jashtëzakonshëm të topit.

17-vjeçari që luan në radhët e Barcelonës, arriti me plotë sukses të udhëheqë mesfushën e ‘Furisë së Kuqe’ dhe ia arriti jo të vetëm të sfidojë yjet e Italisë si Marco Veratti, Jorginho e Nicolo Barella, por edhe të krijojë epërsinë e nevojshme për të fituar, duke krijuar imazhet e një ylli të munguar spanjoll, si Xavi Hernandez.

I riu i talentuar Gavi, në ndeshjen e tij debutuese me Spanjën, luajti 84 minuta duke e kryer me sukses detyrën e tij. Me prezantimin e tij mbresëlënës, duket se fantaziasti i talentuar e ka bindur dhe i ka fshirë çdo dyshim teknikun Enriquen që të jetë titullar edhe në ndeshjet tjera. Spanja në finale e pret fituesin e ndeshjes Francë-Belgjikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 17-vjeçari gavi i riu i talentuar gavi luis enriques xavi hernandez 17-vjeçari gavi i riu i talentuar gavi luis enriques xavi hernandez

Sondazh

Poll