Sport

Pragndeshja Francë-Belgjikë. Kush do të jetë sfidanti i Spanjës?

7 Tetor 2021, 06:30 Nga DOSJA
Pragndeshja Francë-Belgjikë. Kush do të jetë sfidanti i

ITALI – Në prag të ndeshjes Francë-Belgjikës, e cila do të përcaktojë se cila skuadër do të jetë përballë Spanjës në finalet e Nations League, trajneri i ‘gjelave’ Didier Deschamps është shprehur se klima në ekipin e tij është shumë paqësore.

“Ekziston një energji pozitive. Unë nuk mendoj se Belgjika dëshiron hakmarrje për humbjen në Kupën e Botës më 2018. Ka një rivalitet të shëndoshë, por respekt të madh mes nesh. Do të jetë një sfidë mes dy skuadrave cilësore, ne jemi konkurrues dhe ndjejmë adrenalinë”.

Edhe kapiteni Lloris e konfirmoi praninë e ndjenjave pozitive: “Që nga fillimi i javës kam ndjerë një energji positive. Ka diçka në ajër sepse aksionet janë të larta, kundër një kundërshtari prestigjioz si Belgjika. Pastaj ekziston mundësia për të fituar një trofe, edhe nëse nuk është Kampionati Europian apo Botëror”.

Duke kaluar te Belgjika, trajneri Roberto Martinez është shprehur, se pret një ndeshje të vështirë, duke shtuar se si ekipi i tij është përmirësuar nga sfida e tre viteve më parë. “Unë mendoj se ne jemi më të fortë se tre vjet më parë. Kam ndjenjën se grupi është rritur, ne kemi luajtur së bashku gjatë dhe mjaft veprime janë automatizuar.

Lojtarët e kuptojnë njëri-tjetrin më mirë. Franca është gjithashtu më e fortë, ata kanë shumë lojtarë të rinj dhe Benzeman. Mbappé gjithashtu ka bërë hapa të mëdhenj në vitet e fundit. Ata kanë nga tre lojtarë për çdo pozicion.”

Mesfushori Tielemans, ka folur së bashku me trajnerin, duke shpresuar të marrë hak ndaj francezëve: “Përballja e fundit me ta (Kupa e Botës 2018) na la një zhgënjim të madh, ishim afër finales”.

Ndërkohë, pas humbjes së Thorgan Hazard në radhët e belgëve, mbrojtësi i Bolonjës, Arthur Theate, u bashkua me grupin e “Djajve të Kuq”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arthur theate edhe kapiteni lloris francë-belgjikës mesfushori tielemans trajneri roberto martinez arthur theate edhe kapiteni lloris francë-belgjikës mesfushori tielemans trajneri roberto martinez

Sondazh

Poll