Sport

Nëna e Mbbappes rrëfen: “Ai po negocion për rinovimin me Paris SG”

7 Tetor 2021, 05:32 Nga DOSJA
Nëna e Mbbappes rrëfen: “Ai po negocion për rinovimin me

FRANCE Kylian Mbappé, pasi kërkoi pa sukses transferimin për te Real Madrid gjatë verës, mund të rinovojë në mënyrë sensacionale me Paris SG. Kjo u njoftua nga nëna e tij, Fayza Lamari, në një intervistë për ‘Le Parisien’.

“Klubi dhe djali im janë ende duke negociuar një rinovim, – janë fjalët e nënës. – Tani për tani ne po diskutojmë me PSG për një rinovim dhe gjërat po shkojnë mirë. Unë gjithashtu fola me Leonardo të hënën e kaluar”.

Nëna e kampionit francez në përfundim: “Nëse gjejmë një zgjidhje? Një gjë është e sigurt: ai do të japë gjithçka deri në fund për të fituar Champions League. Kylian duhet të jetë i kënaqur. Nëse nuk është i lumtur, ai mund të largohet. Ai na e thotë shpesh këtë, por si nënë mund t’ju siguroj se me Kylian, gjithçka mund ta ndryshojë nga një ditë në tjetrën”.

Sipas gazetës franceze, sheikët do të dërgojnë një ofertë të re rinovimi, që do ta bënte sulmuesin lojtarin më të paguar në skuadër, madje para Messit dhe Neymarit. Një tjetër kthesë e një ‘telenovele’ ende larg krediteve përfundimtare. Sigurisht te Real Madrid nuk mund të flenë të qetë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fayza lamari kylian mbappe le parisien nëna e tij para messit dhe neymarit real madrid fayza lamari kylian mbappe le parisien nëna e tij para messit dhe neymarit real madrid

Sondazh

Poll