Sport

Mancini: “Turp! Gigio nuk luajti për PSG, po për Italinë, ajo vjen e para”

7 Tetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
Mancini: “Turp! Gigio nuk luajti për PSG, po për Italinë,

ITALI – “Fërshëllima? Do të më vinte keq”,- tha portieri i ekipit kombëtar dhe PSG, Gigio Donnarumma dy ditë më parë, duke folur për rikthimin e tij për herë të të parë në “San Siro”, pasi u largua nga Milani.

Por reagimi i tifozëve të kuqezinj ishte i qartë në prag të gjysmëfinales së Nations League midis Italisë dhe Spanjës, me banderolën: “Ju kurrë nuk do të jeni të mirëpritur përsëri”,- të shfaqur në Curva Sud të Milanos, jo shumë larg hotelit ku po qëndronte ekipi kombëtar “azzurr”.

Gjatë leximit të emrave të formacioneve, ‘buu’ dhe fishkëllima u dëgjuan nga tribunat në adresën e lojtarit. Ato nuk munguan edhe në çdo prekje të topit gjatë ndeshjes, duke u shndërruar në një kundërshtar i dyfishtë për portierin ‘azzurr’ në këtë ndeshje.

Kishte pasur fërshëllima edhe në hyrje të portierit në fushën e “San Siros” për nxemje dhe kur fytyra e portierit ishte përshtatur në ekranin max. Jashtë stadiumit, u shfaq një flamur kundër Donnarumma, me imazhin e portierit dhe fjalët “mysafir i padëshiruar”.

Ky qëndrimi që nuk u vlerësua lojtarët e kombëtares “azure”, para së gjithash nga trajneri Roberto Mancini, i cili foli shumë qartë në fund të ndeshjes: “Italia po luante, nuk ishte një ndeshje klubi, një Milan-PSG e mundshme. Italia është Itali, është mbi gjithçka tjetër. Më erdhi shumë keq”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “san siros” curva sud të milanos gigio donnarumma milan-psg e mundshme roberto mancini tifozëve të kuqezinj “san siros” curva sud të milanos gigio donnarumma milan-psg e mundshme roberto mancini tifozëve të kuqezinj

Sondazh

Poll