Sport

Mbahen homazhet në nderim të Kosta Grillos, trupi i tij do të prehet në Himarë

7 Tetor 2021, 09:23 Nga DOSJA
Mbahen homazhet në nderim të Kosta Grillos, trupi i tij do të

TIRANË- Janë mbajtur sot homazhet në nderim të gazetarit sportiv Kostandin Grillo në ambjentet e stadiumit ‘Selman Stërmasi’, ku më pas trupi i të ndjerit u nis për në Himarë ku do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit në orën 16:00.

Gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo ka humbur betejën me Covid-19, më shumë se dy muaj pas infektimit. Mësohet se Grillo ka ndërruar jetë në Turqi, ku dhe po kurohej që nga mesi i muajit gusht, vend drejt të cilit u nis me urgjencë dhe në gjendje të rëndë.

Fillimisht ai ishte i shtuar në një spital privat në Tiranë mirëpo gjendja shëndetësore e Grillos u përkeqësua dhe u nis drejt Turqisë.

Miq, të njohur dhe kolegë të gazetarit Kosta Grillo bënë edhe thirrje për ndihmë financiare në mënyrë që familja Grillo të përballonte shpenzimet në Turqi, pasi trajtimi që po merrte ishte mjaft i kushtueshëm. Por, pavarësisht aplikimit, Grillo nuk ia doli t’i bënte ballë koronavirusit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport homazhe per kosta grillon nderron jete kosta grillo homazhe per kosta grillon nderron jete kosta grillo

Sondazh

Poll