Politike

VIDEO- E FORTË! Basha: Në truallin e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës do ndërtohet qendër tregtare për të pastru

7 Tetor 2021, 09:40 Nga DOSJA
VIDEO- E FORTË! Basha: Në truallin e shkollës “Naim

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar zhvendosjen e një shkolle në Durrës, në truallin e të cilës deklaroi se do të ndërtohet një qendër tregtare. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Basha tha se me anë të kësaj qendre tregtare do të pastrohen paratë, duke përmendur këtu emrin e Ardian Çelës, i cili drejtoi dhe fushatën e Partisë Socialiste në Durrës. Kryedemokrati përmendi edhe emrin e Vangjush Dakos, ish-kryebashkakut të Durrësit.


“Pse nuk hapen shkollat pse shtyhen? Sepse nuk ka shkolla sepse premtimi që shkollat do të ishingati këtë vit nuk u mbajt. Ku është shkolla Naim Frashëri në Durrës, do të ndërtohet më tej sepse do të grabitet trualli për të bërë qendër tregtare për të pastruar para, paratë e Çelajve, Dakove…,”- tha Basha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 7 tetor 2021 lulzim basha seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll