Politike

VIDEO- Kriza energjitike/ Basha akuzon qeverinë: Prodhuat dëm ekonomik për xhepat e shqiptarëve, vendosët tabelën ‘S

7 Tetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
VIDEO- Kriza energjitike/ Basha akuzon qeverinë: Prodhuat dëm ekonomik

TIRANË– Kryedemokrati, Lulzim Basha akuzon qeverinë shqiptare se ka zhytur në borxhe qytetarët shqiptarë. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Basha deklaroi se qeveria i ka vendosur shtetit një tabelë që shkruan ‘Shitet’. Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati shtoi se me korrupsion, vendi është zhytur, duke i shkaktar vendit të paktën 7 miliard borxhe.


Basha: Jo vetëm në sektorin e energjisë por në të gjithë sektoret e tjera, i keni vendosur vendit një tabelë ku thotë Shitet. Pasurite natyrore i keni trajtuar dhe po i trajtoni si plaçkë.

Me korrupsion, i keni shkaktuar me miliarda borxhe vendit, të paktën 7 miliard euro, buxhetin e keni vendosur në PPP. Pronarët fundorë fshihen, sekreti nuk mbahet për të mbrojtur emrin e mirë të zonjave dhe zotërinjve, se të tillë nuk janë. Por për të shpërndarë me pushtetarët e korruptuar. Këtë dëshmoi dhe skandali i Pandora Papers. Nuk janë pasojë e krizave të importuara, e keni telendisur shqipërinë në albitrazhet ndërkombëtare, të cilat mund të prodhojnë një dëm ekonomik në xhepat e shqiptarëve. Një bombë me sahat. Në mesin e kësaj stuhie, e shkaktuar nga kjo qeveri, në pamundësi për të mbajtur premtimet nga kreu i saj, iu është dukur më e leverdisshme të bërtase ujku, ujku. Për atë që me siguri nuk do bëni asnjëherë. Përtej propagandës, ndodhen njerëzit. Me hallet e tyre të vërteta, me përpjekjet e tyre për fëmijët e tyre, me sakrificat për ti cuar në shkollë.

Shumica prej jush mund ta ketë harruar se keni kohë qe e shihni veten në pasqyrën e deformuar në mediat që dilni. Këtë e konfirmon dhe INSTAT, që jo pak herë e konfirmon. Familjet shqiptare nuk plotësojnë dot standartet për ushqim. Kemi grabitur, as ne dhe as qytetarët nuk mund të presim refketimin tuaj. Na lind e drejta që të tregojmë disa nga masat.

E para, heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti. E dyta, ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë. E treta, faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve, e di që kjo pikë iu dhemb. E karëtra, bubvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët, e pesta, mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve. E gjashta, ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime. E di që kjo pikë ju dhemb sepse duhet tëq hiqni dorë nga rrugët e florinjta 20 mln, e shtata më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 7 tetor 2021 lulzim basha seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll