Politike

VIDEO-DEBATI/ Basha kapet me Ibrahimajn: Ministrja thotë se varfëria është çështje teknikaliteti 

7 Tetor 2021, 09:04 Nga DOSJA
VIDEO-DEBATI/ Basha kapet me Ibrahimajn: Ministrja thotë se varfëria

TIRANE- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili akuzoi qeverinë se nuk ka menaxhuar dot siç duhet pandeminë dhe krizën energjitike, duke thelluar varfërinë. Ibrahimaj u ngrit në foltore dhe tha se varfëria në Shqipëri është më e ulët se në të gjitha vendet e rajonit.


“Është e lehtë të flasësh e të gjykosh pa argument e pa shifra. Viti i kaluar ka qenë i vështirë, situatë me të cilën u përballë gjithë bota, por reagimi i qeverisë ishte e shpejtë dhe i menjëhershëm. U ndihmuan të gjithë ata që dolën të papunë, duke u disbursuar 65754 të punësuar me 3 paga, që punonin për 41 mijë biznese. U akordua një pagë 40 mijë lekë për 173 mijë për ata të punësuar që për shkak të pandemisë, bizneset e tyre u ndaluan. Këtë e tregojnë shifrat e punësimit dhe të rritjes ekonomike që arritën të ringrihen. Qeveria i dha garanci sovrane shumicës së bizneseve. Këto çuan që ne të kemi rritje ekonomike këtë vit më të larët se vendet e rajonit. Shifrat të cilave u referohet zoti Basha i përkasin një studimi. është studim i një studiuesi me të cilin kam pasur fatin ta takoj dhe të punoj për shkak të punës timë të kaluar dhe nuk i referohen varfërisë. Ato janë çështje teknike që nuk prekin varfërinë, pasi varfëria në Shqipëri është më e ulët se në të gjitha vendet e rajonit”, tha Ibrahimaj.

Menjëherë pas saj, në foltore u ngrit kryedemokrati Lulzim Basha i cili e mbylli fjalën e tij për replikë, duke thënë se “varfëria juaj është çështje teknike. Ju ftoj që në vend të mendoni ju se çfarë mendoj unë për të, shihni çfarë mendojnë këta për ju, kur anëtarja e kabinetit thotë se varfëria në Shqipëri është çështje teknikaliteti”. 

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delina ibrahimaj lulzim basha seanca plenare 7 tetor 2021 delina ibrahimaj lulzim basha seanca plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll