Politike

VIDEO- Kriza energjitike/ ‘Ulja e TVSH-së e dëmton konsumatorin’, Ahmetaj: Duhet menduar një plan serioz, e preza

7 Tetor 2021, 09:09 Nga DOSJA
VIDEO- Kriza energjitike/ ‘Ulja e TVSH-së e dëmton

TIRANË– Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj pohoi ditën e sotme përballë deputetëve në sallën e Kuvendit të Shqipërisë se plani për krizën energjitike duhet menduar mirë. Ahmetaj e cilëson planin si shumë serioz dhe duhen menduar mirë të gjitha pikat pasi nuk mund të bëhen 3 minuta pas deklaratës së kryeministrit Rama. Ahmetaj deklaroi se presin propozime nga grupet politike për këtë krizë, duke reflektuar për atë që po ndodh, duke shtuar më tej se pas 48 orësh do të paraqesin për qytetarët shqiptar dhe planin kundër kësaj krize. Ahmetaj komentoi dhe uljen e TVSH-së, e cila është një nga pikat e propozuara nga opozita. Për këtë, ai deklaroi se ndikon për keq te konsumatori pasi e dëmton.

Ahmetaj: Pas disa goditjes në ekonomi apo në shëndettin publik, pritet përgjegjshmëri, debati është debat. Nëse kalon përtej nacionalitetit dhe kthehet në pseudomigjeniane, e gjitha bëhet si debat emocional dhe pa rrugëdalje. Është momenti i duhur që të kemi zgjidhje për momentet e vështira që kalon vendi, ashtu si po ndodh në Francë, Angli që është kriza energjitike. Çdo grup politik, reflekton dhe sjell propozime. Po, faktet janë fakte, çfarë ndodhi me pandeminë në këtë vend, e dimë të gjithë.

Blerja më parë në rajon e vaksinave, solli atë që solli. Fatkeqësisht humbjet ishin reale, numrat që sillni nuk janë ku i gjetët, nuk i numëruat njerëzit në spitale. Sot, kemi shumë më pak vdekje, për shkak të heroizimit, të përgjgjshmërisë, të vaksinimit. Po të vaksinimit, janë 1 milionë e 700 vaksina që kanë shpëtuar jetë dhe deri në fund të vitit do të vijnë dhe më shumë. Vazhdojmë vaksinimin përditë. Sigurisht që nuk jemi Zoti të ndalojmë tërmetin. Nuk e ka vetëm grupi që është në pushtet, mund të shash kë të duash, nuk i shpeton të varfërit.

Ulja e TVSH nuk shkon te konsumatori, por e dëmton. Ti thuash shqiptarëve që jemi varfëruar, ka një racionalitet. Mund t’ju sjell një statistikë modeste, ka dalë një raport i Bankës, falës punës falë masave dhe qytetarëve që dhe e mbështetën. Unë nuk kam ndërmend që të shaj njeri, duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës, por dhe të asaj që bëjnë punonjësit. Mund të përfitonim më shumë nëse do kishim më shumë, pastaj kalojmë në fyerje.

Nuk duhet të tallemi më shqiptarët, një plan serioz mendohet, nuk vjen tre minuta pas deklarimit të kryeministrit, se i bie për 7 pika kemi kaluar 3 sekonda. Situata nuk është e thjeshtë, se i ka prekur të gjithë, duroni se do vijmë me një plan, ju ftojmë të mbështesni, Nuk i thuhet shqiptarët  u varfëruar, nuk është rozë, jemi lart, shumë lart. Hulumtuam nëpërmjet greminës, me tërmetin dhe pandeminë. Po ringrihemi, kemi problemet tona, sa të duash, biem dakord të mos biem dakord. Siç e theksova, brenda 48 orëve do të marrim masa për mbrojtjen e familjeve. Të garantojmë furnizim të pandërprerë të energjisë. Do desha të diskutojmë, të sjellim statistika. Rritja e ekonomise kapi rritjen V, atë të menjëhershme. Banka nxori, uljen e varfërisë, nga 34% në 29%, është proces, nuk ulet duke dalë e duke folur, do masa do reforma. 

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj seance plenare 7 tetor 2021 arben ahmetaj seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll