Politike

VIDEO- PRAPASKENAT në Slloveni, Basha: 5 vende i thanë jo Shqipërisë, nuk i hapin negociatat edhe sikur të hiqet vetoja e B

7 Tetor 2021, 09:44 Nga DOSJA
VIDEO- PRAPASKENAT në Slloveni, Basha: 5 vende i thanë jo

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se Shqipërinë nuk po e mban peng ‘Vetoja’ e Bullgarisë ndj Maqedonisë së Veriut, por trinomi varfëri-terror-propagandë. Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se ajo që kryeministri Edi Rama nuk ka thënë është se në Slloveni pesë vende i janë përgjigjur me “Jo” Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe kjo jo për shkak të vetos, por për shkak të vjedhjeve të zgjedhjeve. Basha tha se më tej se ‘gangsterët’ e Ballkanit nuk i integron askush me atë raport zgjedhjesh, sikur të ishin duke zgjedhur Lukashenkos, referuar Presidentit të Bjellorusisë.


“Është nona e të keqes edhe baba e të keqes. Shikoni pak të dashur qytetarë se ku e zhvendos një debat për xhepat tuaj në një kacafytje për debat personal. Njësoj sin ë kohën e pandemisë kur hapnim frigoriferin. Frigoriferi ishte bosh, por aty brenda na dilte koka e tij shikoni se si e kthen debatin politik, si i drejtohet Opozitës. Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat edhe sikur Bullgaria ta heqë veton nga Maqedonisë së Veriut, pasi nuk ka një kryeministër që ka ardhur në pushtet me zgjedhje të lira, por me vjedhje si Lukashenko. Vetëm një raport e tregon këtë:

Shteti duhet të garantojë lirinë e të drejtën e votës. Si Lukashenko i Serbisë. Aleanca me krimin e organizuar ka marrë dhenë. Ky vend është kthyer në një nyje të krimit të organizuar, e ndan pushtetin me ta. Nuk i hapen Shqipërisë negociatat, por shampanja është vu. Në Slloveni, pesë vende kanë vendosur të mos ia japin Shqipërisë negociatat edhe sikur të hiqet vetoja.

Tregojuani gangsterëve të Ballkanit sepse nuk jua hapni negociatat, autokratëve, sepse ju dini gjithçka. Kemi bërë betejën tonë për njerëzit dhe pavarësisht zgjedhjeve të vjedhura, parave të vjedhura nga pandemia tek tërmeti dua të shpreh mirënjohjen timë për të gjithë ata që na dhanë forcën të jemi këtu. Ndaj kjo nuk është një garë as e brendshme e Partisë Demokratike, kjo është një garë mes patriotizmit të vërtetë.

Pengut apo pengmarrësit të krimit të organizuar, të atij që përdoret nga ata, që është kukulla dhe i përdor ata si kukulla, është beteja mes llumit dhe tranzicionit shqiptar, këtij këtu dhe çdo tjetri që kanë 30 vjet që pavarësisht çdo qeverie sa vijnë e bëhen më të pasur. Varfëri-terror-propagandë ky është trinomi i këtij që mban peng qeverisjen e vendit përmes,”- tha Basha ndër të tjera.

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll