Politike

VIDEO- Manastirliu-opozitës: U bëni thirrje qytetarëve që të vaksinohen se nuk është turp

7 Tetor 2021, 08:36 Nga DOSJA
VIDEO- Manastirliu-opozitës: U bëni thirrje qytetarëve që

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe opozitës që tu bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Manastirliu u shpreh se nuk është turp nëse të 140 deputetët do tu bënin thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të frenojmë përhapjen e infektimit


“Në luftën për jetën, avantazhi i vetëm që kemi sot është vaksina. Në luftën për jetën, çdo vaksinë e shtuar sot, frenon përhapjen e infeksionit dhe rrezikimin e jetës së dhjetëra njerëzve nesër. Flasim për shëndetin publik, dhe mjafton kjo për t’i dhënë kësaj kauze një dimension që shkon përtej përfitimeve të vogla që sjell retorika e mbushur me akuza pa pikë baze. Nuk do të ishte turp, as lëshim, as humbje, as dorëzim, as tërheqje, sikur çdonjëri prej 140 deputetëve në sallë, të shfrytëzonte të paktën një herë të vetme, hapësirën në media, në rrjetet e veta sociale, për t’u bërë një thirrje të sinqertë qytetarëve: Vaksinohuni!”, tha Manastirliu.

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ogerta manastirliu seanca plenare 7 tetor 2021 ogerta manastirliu seanca plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll