Politike

VIDEO- Vaksinimi, Manastirliu: Do ta kalojmë edhe këtë sfidë, fokusi ynë janë studentët

7 Tetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
VIDEO- Vaksinimi, Manastirliu: Do ta kalojmë edhe këtë

TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu kërkoi sot deputetëve në Kuvend që të apelojnë për vaksinimin e qytetarëve. Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu tha se qeveria do ta kalojë edhe këtë sfidë.

Ogerta Manastirliu: Dua të falenderoj stafin mjekësor, të cilët do të vazhdojnë misionin e tyre. Të gjithë nuk duhet të lëmë asnjë rast pa falenderuar mjekët në të gjithë territorin. Situata me të cilën po përballemi sot tregon rënie të lehtë të infektimeve. Cdo vaksinë e shtuar sot frenon për hapjen e infeksionit dhe humbjen e jetëve nesër. Akuza pa pikë baze, nuk do ishte turp as dorëzim, as tërheqje sikur cdo njëri prej deputeteve të shfrytëzonte një thirrje në media ose rrjetet sociale që të thoshte vaksinohuni. Të kuptohemi, fitorja e kësaj lufte nuk është vetëm e një qeverie, por e të gjithëve në këtë sallë. Kush vërsulet me akuzat për punën që ne bëjme, duhet të kuptojmë se suksesi nuk është vetëm i yni.

Nuk po flas vetëm për popullatën 18 vjec, që është popullata target, për të cilët kemi siguruar 4 milionë doza. Kanë mbërritur dhe po shpërndahen sot dozat e vaksinës Pfizer, kemi siguruar që deri në gjysëm e dytë të vitit tjetër doza. Sot kemi 1.7 milionë doza, janë vaksinuar me 1 dozë, me 2 doza mbi 37 %.  Deri sot janë disbursuar 30 mln dollarë, janë vënë në dispozion të gjitha mjetet financiare për të menaxhuar pandeminë.

Nuk jemi të kënaqur aspak. Vaksinimi mbetet sfida. Ne do të shumfishojmë ende përpjekjet. Fokusi ynë janë studentët. Të gjitha vaksinat që kemi përdorur janë të çertifikuara të sigurta dhe efikaste. Midis helmit të atyre që nuk iu bëhet vonë dhe vaksinës, ju lutem zgjidhni vaksinën. Këtë luftë do ta fitojmë shumë shpejt. Kjo është fitore e të gjithëve ne. Do të jemi me strukturat e lëvishme në cdo universitet.

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(f.g;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ogerta manastirliu seance plenare 7 tetor 2021 ogerta manastirliu seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll