Politike

VIDEO- Debat në Kuvend/ “Hidhni vallen e vdekjes”, Manastirliu merr fjalën, Basha e Tabaku ngrihen në këmbë: Ç

7 Tetor 2021, 08:50 Nga DOSJA
VIDEO- Debat në Kuvend/ “Hidhni vallen e vdekjes”, Manastirliu

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përfshirë në debate të forta në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ia dha fjalën Manastirliut për replikë, por për këtë gjë nuk ishte dakort Basha. Teksa Manastirliu kërkoi që Opozita të mos fliste më fshehje të numrit të viktimave, Basha u ngrit në këmbë dhe tha se ajo nuk ka arsye pse të dalë në foltore të flasë, pasi nuk ka kujt t’i japë përgjigje.

 

Pjesë nga debati:

Lindita Nikolla: I kam dhënë fjalën zonjës Manastirliu

Lulzim Basha: Një sekond ju lutem…

Lindita Nikolla: Ministri ka të drejtë ta marrë fjalën sa herë të dojë në rastin konkret e merr për replikë

Ogerta Manastirliu: E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 8 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë ndërkombëtarisht të fitojë betejat e vështira.

Lulzim Basha: Ç’është kjo kështu

Ogerta Manastirliu: Boll ngritët akuza

Lulzim Basha: Kujt po i jep përgjigjet kjo? Çfarë përgjigje po I jep Opozitës kjo?

Ogerta Manastirliu: Mos fërkoni barkun kur ka fatalitete, e kur ka një vaksinë të bërë më pak. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e iman. Studioni më shumë për fatalitetet dhe mos fërkoni barkun. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë siç duhet…

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha ogerta manastirliu seance plenare 7 tetor 2021 lulzim basha ogerta manastirliu seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll