Politike

VIDEO- Basha i përgjigjet sërish Ibrahimajt: Tirja e ekonomisë harron taksën ‘Rama’ mbi karburantin, ai përdori

7 Tetor 2021, 09:11 Nga DOSJA
VIDEO- Basha i përgjigjet sërish Ibrahimajt: Tirja e ekonomisë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer sërish përgjigje ministres së Financave, Delina Ibrahimaj. I pranishëm në seancën e Kuvendit të Shqipërisë nga foltorja, Basha e quajti ‘Tire’ Brahimajn, referuar infermieres Tire Alldervishi që zhvaste pacientët. Kreu i Partisë Demokratike tha më tej se Ibrahimaj harroi të përmendte taksën e karburantit që Opozita ka kërkuar që të hiqet. Sipas Bashës, pavarësisht se raporti tregon se në Shqipëri 30% e qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme nga 34% që ka qenë më herët, ministrja harron se 500 mijë qytetarë i kanë përzënë nga vendi.

“Tiret, jo të sanatoriumit, por të ekonomisë pyesin si e kishit ju planin gati se ky doli të dielën për t’ua zënë kafshatën e bukës në fyt atyre që e kanë akoma, ndërsa kryetari i opozitës doli pasdite me një plan. E i ra rreth e qark planit. Një gjë s’e përmendi Tirja e ekonomisë, taksën. Rama mbi karburantin të cilën kemi plot 7 vjet që kërkojmë ta heqë që kur e vuri në janar të 2014-ës 100 lekë për litër plus TVSH, 120. 100 lekë për litër në janar të 2025-ës plus 20 TVSH. 240 lekë të vjetra ua mori ky dhe vazhdon t’ua marrë, jo thjesht atyre që blejnë karburantin, por edhe atyre që blejnë bukën e gojës, sepse edhe çmimi i bukës lidhet me çmimin e karburantit sikundër çmimi i gjithçkaje tjetër në ekonomi. Por, siç u thashë këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit se çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të vendit për 8 vite për të mbuluar vjedhjen që është arsyeja e varfërisë. 2 miliard euro, sa paketa mund të bëheshin për të ndihmuar të varfrit. Jo, janë bërë koncensione, PPP-ra. 120 milion euro që për luftën e tij personale me Beketin, tani do t’ua marr shqiptarëve. Janë 2 herë më shumë se dy paketat gjysma që dha gjoja për ndihmë në kohën e pandemisë. Një njeri i vetëm për shkak të luftës së tij personale, një njeri i vetëm do të marrë më shumë para të paktën se sa u ka dhënë të gjithë shqiptarëve më ulët se Kosova, më ulët se Maqedonia e Veriut. Këto janë të vërtetat që nuk ka asnjë ushtrim propagande t’i mohojë. Sa për shifrat e “Tireve” të ekonomisë, vërtet raporti i Bankës Botërore thotë që sot 30% janë në varfëri ekstreme, dhe ky thotë që përpara paska qenë 34%. Po atë që harron “Tirja” e ekonomisë, janë 500 mijë shqiptarë që ai dhe Tirja e Shqipërisë i përzunë me pahir nga vatrat e tyre në 8 vite të batërdisë dhe babëzisë së tyre që e quajnë qeverisje.,”- tha Basha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për vaksinën dhe energjinë, Basha: Qeveria dështoi, duhen marrë masa urgjente!

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delina ibrahimaj lulzim basha seance plenare 7 tetor 2021 delina ibrahimaj lulzim basha seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll