Sport

Nuk është më rastësi, vajza e Guardiolës nuk i shmanget më lidhjes me futbollistin e rivalëve të Man.City-t

6 Tetor 2021, 17:25 Nga DOSJA

ANGLI-Pas 5 muajsh heshtje, tani është Daily Mail që hedh dritë mbi mardhënien e mesfushorit të Tottenham Dele Alli dhe Maria Guardiola, vajzës së trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola .Paparacët kapën momentin kur të dy dolën nga një restorant i njohur në Londër. Menjëherë pas kësaj, të dy u larguan nga një kafene e njohur me të njëjtën makinë …

Në prill tabloidi The Sun raportoi për një takim në një shtëpi në Londër, të cilat mediat e cilësuan si një takim shumë intim, të paktën sipas asaj që kanë thënë disa burime.Maria kishte qëndruar larg syve të publikut për shumë kohë, edhe pse numri i saj i ndjekësve në Instagram rritej dita-ditës.

Por me këtë histori me Dele Alli, do të jetë e vështirë t’u shpëtojë tabloideve të cilat do të ndjekin hap pas hapi çiftin që thuhet se është njohur rastësisht nëpërmjet një aplikacioni për takime.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport delle alli guardiola delle alli guardiola

Sondazh

Poll