Dëmtime te Hungaria, Marco Rossi thërret disa “ushtarë” të Euro 2016 për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Tetor 2021, 17:07Nga DOSJA
HUNGARI-Më datë 9 tetor Shqipëria do të luajë kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Ëndrra e kuqezinjëve për të prekur vendin e dytë të Grupit I kalon nga Budapesti përballë Hungarisë. Kundërshtari do të vuajë mungesa të rëndësishme dhe në këtë mënyrë tekniku Marco Rossi është detyruar të rikthejë në skuadër disa emra që ishin pjesë e Europianit të vitit 2016.
Kevin Varga nbuk do të jetë për shkak të njëdëmtimi në kycin e këmbës, Adam Szalai, sulmuesi i Mainz ka pësuar një dëmtim në gju dhe tashmë është operuar. Ndërkohë janë rikthyer Nego Loic dhe Holender Filip, të cilët munguan në ndeshjet e shtatorit për shkak të koronavirusit, por edhe mbrojtësi, Zsolt Nagy, i cili mungonte në përfaqësuese që prej 2019-ës.
Balint Veçsei, mesfushori i Ferencvarosh, është emri më i njohur, pasi do të kthehet në ekipin kombëtar pas 7 vitesh mungesë, 28-vjecari rigjen edhe një herë Shqipërinë, pasi lojtari debutimin me fanellën e Hungarisë e ka bërë në vitin 2014, pikërisht në atë miqësore ndaj Shqipërisë fituar me shifrat 1-0 nga hungarezët.
Shtatë nga njëzet e gjashtë futbollistët e Hungarisë janë ndëshkuar me karton të verdhë një tjetër aspekt pozitiv për kuqezinjtë pasi hungarezët do të kërkojnë të jenë të vëmendshëm.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI-Merkato e Juventusit në sezonet e fundit nuk ka qenë në nivelet e duhura, teksa presidenti i Juventusit nuk ishte aspak i kënqur me Paraticin, ndaj dhe e ...
ANGLI-Old Trafford, 6 tetor 2001. Anglia ka shansin e fundit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Kore-Japoni dhe për ta bërë këtë ata duhet të paktën të ...
GJERMANI-Ish-mesfushori i Interit dhe Bayern Munich, Lothar Matthäus, 60 vjeç, është divorcuar nga bashkëshortja e tij, modelja ruse Anastasia Klimko, me...
PARIS-Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Sipas raporteve nga gazeta katalanase El Nacional, Paris Saint Germain nuk po duron dot situatën e Sergio Ramos dhe kë...
TIRANE – Trajneri i përfaqësueses U-21, Alban Bushi, ka dalë sot në konferencë për mediat, ku ka folur për sfidat e radhës në eliminatoret e Europianit 20...
DURRES – Përkrah Myrto Uzunit, në konferencën për shtyp të Kombëtares kuqezi në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ishte edhe mesfushori Keidi Bare, i cili ...
DURRES – Në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure, para ndeshjes ndaj përfaqësueses Hungarisë, në kampin kuqezi doli sulmuesi Myrto Uzuni, i cili zbul...