Sport

E BUJSHME/ Agnelli i pakënaqur nga drejtuesit, presidenti i Juventusit projekton Igli Taren si drejtor sportiv

6 Tetor 2021, 16:39 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Agnelli i pakënaqur nga drejtuesit, presidenti i Juventusit

ITALI-Merkato e Juventusit në sezonet e fundit nuk ka qenë në nivelet e duhura, teksa presidenti i Juventusit nuk ishte aspak i kënqur me Paraticin, ndaj dhe e la të lirë gjatë verës, por dhe Federico Cherubini nuk po bind.Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, do të mendonte për mundësinë e sjelljes së Igli Tares në klubin bardhezi.

Sipas asaj që raportohet nga “Calciomercato.com”, numri 1 i Juventusit do të vlerësonte shumë drejtorin sportiv të Lazios dhe do të ishte gati ti ofronte shqiptarit rolin që sot i përket Cherubini, dhe që në të kaluarën i përkiste Marotta-s dhe Paraticit. Sidoqoftë, Tare është i lidhur me një kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2023, dhe Lotito nuk ka gjasa ta lirojë atë para asaj date.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus lazio tare juventus lazio tare

Sondazh

Poll