Politike

Nesër mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, prioritet marrëveshja me Pfizer

6 Tetor 2021, 14:15 Nga DOSJA
Nesër mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, prioritet marrëveshja

TRIANË – Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e nesërme, në orën 10 pas pushimit të javës së kaluar.

Lajmi mbi seancën e nesërme është bërë i ditur nga Kuvendi ku dhe është ritheksuar se procedurat dhe masat anti-covid do të mbeten në fuqi.

Një çështje me rëndësi të madhe diskutimi në rendin e ditës së nesërme është votimi i ndryshimeve në marrëveshjen mes Pfizer dhe qeverisë shqiptare për prodhimin dhe furnizimin me vaksina.

Akt Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3 datë 18.1.2021”, shkruhet në postimin e Kuvendit.

 

Në zbatim të masave anti-Covid, Kuvendi ka njoftuar se gazetarët dhe kamerat do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare. Seanca e kaluar plenare ishte më 23 shtator, ndërsa javën e kaluar nuk pati seancë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 7 tetor 2021 kuvendi i shqiperise seanca plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll