Politike

Rritja e çmimit të energjisë, Von der Leyen: Të gjithë do e ndjejnë! Fenomen global, do prezantohet strategjia

6 Tetor 2021, 13:11 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të energjisë, Von der Leyen: Të

SLLOVENI– Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, foli pas samitit të Ballkanit Perëndimor-BE, që u mbajt në Slloveni. Në një konferencë për shtyp, Von der Leyen u pyet për rritjen e çmimit të energjisë, çështje për të cilën tha se është një nga shqetësimet kryesore që kanë. Presidentja e KE-së shtoi se është një fenomen global për të cilën do të prezantojnë strategjinë.

PJESË NGA KONFERENCA: 

‘Sa i përket rritjes së çmimeve të energjisë, do të bëhen përgatitje serioze, në mënyrë që të japim disa orientime. Dhe do të kemi edhe mbështetjen e Komisionit Evropian lidhur me këtë. KE do të publikojë një deklaratë lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të kemi të gjithë një informacion të përbashkët. Të punojmë për këtë, që të japim orientimin tonë në një tjetër nivel. Do ishte mirë të gjenim një qasje të përbashkët lidhur me këtë. Do të kemi një deklaratë në ditët në vijim lidhur me këtë çështje, do të shohim edhe veprimin tonë në plan afatgjatë. Të gjithë do ta ndjejnë pasojën e krizës energjetike. Ky është një debat i gjerë që ne do e ndjekim dhe do të diskutojmë në lidhje me këtë deri në samitet e ardhshme. Në 2008-2009 nisën të ndiheshin një krizë e tillë, çka ndikon dhe në sektorët e tjerë të ekonomisë. Kjo solli recesion në shumë vende dhe kjo është një shenjë paralajmërimi. Po përgatiten masa në lidhje me këtë dhe do të miratohen në një kohë tjetër. Është e rëndësishme të kujtojmë që rritja e çmimeve të energjisë është fenomen global. Për shkak të pandemisë edhe vitin e kaluar kanë qenë më të ulëta në krahasim me vitet e tjera. Patjetër që tashmë janë dhe efektet e saj ”, shtoi Von der Leyen.

Samiti i Brdos/ Liderët e BE nga Sllovenia: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë po pengon negociatat!

(a.b, k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike samiti i brdos ne slloveni samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll