Politike

Holanda “e zbutur” ndaj Shqipërisë! Rutte përqafon Ramën, sulmon ashpër Bullgarinë për veton

6 Tetor 2021, 14:27 Nga DOSJA
Holanda “e zbutur” ndaj Shqipërisë! Rutte përqafon

BRDO– Kryeministri holandez Mark Rutte duket se ka një qasje tjetër ndaj Shqipërisë dhe “fatit” të saj për t’u integruar në Bashkimin Europian. Pas përqafimeve dhe “lojës” se kush do të futej i pari në samit me kryeministrin Edi Rama, ai ndaloi për të dhënë një koment për mediat e pranishme.

Në një prononcim, ai u shpreh i pakënaqur me qëndrimin e Bullgarisë, vetoja e së cilës ka ngrirë çeljen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, e po mban peng edhe Shqipërinë. Duke lënë të kuptohet se tanimë vendi i tij, i cilësuar si kritik ndaj çeljes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë, tashmë ka ndryshuar mendim.

“Duhet të presim zgjedhjet në Bullgari, por nuk jam fare i kënaqur me faktin që nisja e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë e bllokuar. Mendoj se negociatat duhet të zhbllokohen sa më shpejt të jetë e mundur. E dimë që kjo do të ndodhë, me shpresë, pas zgjedhjeve në Bullgari. Do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta realizuar një gjë të tillë,”-tha ai për mediat.

Çfarë saktësisht kërkon Bullgaria nga Maqedonia e Veriut? Pse “digjet” Shqipëria?

Sipas historiografisë zyrtare bullgare, banorët me origjinë sllave të Maqedonisë së Veriut janë bullgarë dhe flasin bullgarisht – por pësuan ‘lavazh truri’ gjatë regjimit komunist në Jugosllavinë e Titos (1945-91). Kështu u krijua një identitet dhe gjuhë e re “maqedonase”, megjithatë ky pretendim nuk është i ri, por është pozicioni zyrtar i Bullgarisë që nga vitet 1950. Pretendim që pritet t’i kushtojë Shqipërisë. Vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari u shpreh se nuk dëshironte që të futej në mes dy vendeve mike, ndërsa homologu i tij Strefan Yanev kërkoi dialog mes dy vendeve për zgjidhjen e problemit, por pa ndërhyrjen e palëve të treta. Por përplasjet mes tyre kanë ndikuar edhe në vendimin e vendit tonë së fundmi, Holanda, një nga vendet më skeptike që prej vitesh ka dhënë “jo”, i dha dritën jeshile Shqipërisë që të nisë bisedimet për anëtarësim.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mark rutte vetoja e bullgarise mark rutte vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll