Politike

Samiti i Sllovenisë, Meta: Mesazhet e sotme janë inkurajuese!

6 Tetor 2021, 13:55 Nga DOSJA
Samiti i Sllovenisë, Meta: Mesazhet e sotme janë inkurajuese!

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen politike dhe ndihmën që Bashkimi Europian vazhdon ti japë Shqipërisë. Mesazhet që u dhanë ditën e sotme në samitin e Sllovenisë, Meta i cilëson si inkurajuese. Kreu i shtetit përshëndet presidencën sllovene të BE dhe të vendeve të tjera anëtare të cilat bënë të mundur zhvillimin e këtij samiti për Ballkanin Perëndimor.

MESAZHI I Metës:

Mesazhet e sotme të Samitit BE-Ballkani Perëndimor janë inkurajuese.Perspektiva europiane e rajonit jetësohet përmes reformave të besueshme, në themel të të cilave qëndrojnë parimet dhe vlerat europiane të demokracisë, të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit.Mirënjohës për mbështetjen politike dhe ndihmën e gjithanshme, që Bashkimi Europian vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë, si partner i parë dhe i natyrshëm ekonomik, duke qëndruar plotësisht të linjëzuar në qëllimin e përbashkët strategjik të zgjerimit.Plani Ekonomik i Investimeve dhe Agjenda e re për Inovacionin duhen shfrytëzuar maksimalisht për të rimëkëmbur ekonominë dhe frenuar shpopullimin e mëtejshëm dramatik të vendit.Bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përqëndrohet në zbatimin e zotimeve të ndërmarra. Bishtnimi ndaj këtyre zotimeve dhe parcelizimi i rajonit kundërprodhojnë më shumë ndasi dhe konflikte artificiale të padobishme, dhe bien ndesh me rrugën europiane të vendeve tona.Duke përshëndetur Presidencën sllovene të BE dhe të gjitha vendet e tjera anëtare për zhvillimin e këtij Samiti të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ripërsëris rëndësinë, që ka nisja e shpejtë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe liberalizimi sa më parë i vizave me Kosovën, një premtim që kërkon zbatim urgjent.

Samiti i Sllovenisë/ Liderët e BE: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë pengon negociatat. Merkel shuan ‘shpresat’: S’ka datë, plotësoni kushtet!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta samiti i brdos ne slloveni ilir meta samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll