Politike

Samiti në Slloveni, Rama: Fjala zgjerim është bërë një jehonë e së kaluarës, Bullgaria bën komplote

6 Tetor 2021, 13:11 Nga DOSJA
Samiti në Slloveni, Rama: Fjala zgjerim është bërë

SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e ka humbur besimin se ngërçi mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut do të zgjidhet për t’i hapur rrugë edhe Integrimit të Shqipërisë në BE.

I pranishëm në Samitin që po mbahej në Brdo të Sllovenisë, Rama tha me ironi se fjala zgjerim tani i përket të kaluarës. Sipas Ramës, BE-ja që adhurojnë shqiptarët nuk është në gjendje që të përmbushë premtimet e saj dhe kjo gjë është e dhimbshme.

“Fjala zgjerim është bërë një jehonë e ndrojtur e së kaluarës. Për shqiptarët është mjaft e dhimbshme për të dëgjojnë nga B -ja përsëri dhe përsëri se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë…. BE-ja që ata adhurojnë nuk është në gjendje të përmbushë premtimet e saj. Ajo që po bën Bullgaria me Maqedoninë e Veriut është një komplot dhe nuk është i vetmi,”– tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Samiti i Brdos/ Liderët e BE nga Sllovenia: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë po pengon negociatat!

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama samiti i brdos ne slloveni edi rama samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll