Politike

Asnjë datë për hapje negociatash! Merkel: Shkaktohet presion tek BE, mund të bëhet pasi të plotësohen kushtet

6 Tetor 2021, 13:32 Nga DOSJA
Asnjë datë për hapje negociatash! Merkel: Shkaktohet presion tek

SLLOVENI– Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në një prononcim për gazetarët pas Samitit të Brdosë të mbajtur në Slloveni, Merkel tha se caktimi i një date do të shkaktonte presion tek Bashkimi Evropian.

Gjithsesi, kancelarja në ikje shtoi se pasi të plotësohen të gjitha kushtet, do të diskutohet sërish për Integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. 

“Unë nuk besoj vërtet në përcaktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”, u tha Merkel gazetarëve pas samitit të BE -së për Ballkanin në Slloveni. Një afat do ta vendoste BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku prej 27 vendesh apo jo,”- tha Merkel ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Samiti i Brdos/ Liderët e BE nga Sllovenia: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë po pengon negociatat!

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike angela merkel samiti i brdos ne slloveni angela merkel samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll