Politike

Samiti në Slloveni, Soreca: Mesazhi ishte shumë i qartë, Ballkani Perëndimor është pjesë e BE

6 Tetor 2021, 14:21 Nga DOSJA
Samiti në Slloveni, Soreca: Mesazhi ishte shumë i qartë, Ballkani

SLLOVENI-Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me samitin që është mbajtur ditën e sotme në Brdo të Sllovenisë. Në një postim të bërë në ‘Twitter’ ai ka ndarë mesazhin që u përcoll nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Sipas tij, nga Brdo erdhi mesazhi i qartë se Ballkani Perëndimor i përket BE-së, pasi ndajnë të njëjtat vlera dhe histori.

Presidentja Von der Leyen e tha në Brdo: “Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të qartë. Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian. Ne i duam ata në BE. Jemi një familje europiane. Ne ndajmë të njëjtën histori, vlera dhe jam e bindur se ndajmë të njëjtin fat, gjithashtu”.

President @vonderleyen?? from Brdo:“ëe ëant to send a very clear message today: the #ëesternBalkans belong to the #EU??. ëe ëant them in the EU. ëe are one European family. ëe share the same history, values and I am deeply convinced that ëe share the same destiny too”. ????? https://t.co/HcGpëUOd93

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) October 6, 2021

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Europian u mblodhën ditën e sotme në Samitin e Brdos në Slloveni. Takimi nuk pati asnjë rezultat për zgjerim. Kancelarja në ikje, Angela Merkel, që hodhi poshtë të gjitha “shpresat” për të caktuar një datë lidhur me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi se BE nuk është e plotë pa rajonin e Ballkanit Perëndimor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca samiti i brdos ne slloveni luigi soreca samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll