Politike

TAKIMI- Veliu kaloi nga zyra e Ramës para se të jepte dorëheqjen, Çuçi nuk ishte në dijeni

6 Tetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
TAKIMI- Veliu kaloi nga zyra e Ramës para se të jepte dorëheqjen,

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka bërë një vizitë në zyrën e kryeministrit Edi Rama para se të publikohej letra e tij e dorëheqjes. Mësohet se Veliu ka qenë në zyrën e kryeministrit paraditen e një dite më parë, por biseda që është zhvilluar mes tyre nuk dihet.

Ajo që raportohet gjithashtu është se edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk ka qenë në dijeni të vendimit të dorëheqjes së Veliut nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit.

Çuçi e ktheu në humor situatën në Komisionin e Sigurisë ku edhe u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi nëse është shkarkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

“Do ta merrni vesh në momentin e duhur. Kur t’i mbarojë kandili,”- tha Çuçi duke qeshur, por nuk la të kuptohej nëse ishte në brendësi të bisedave të zhvilluara mes kryesocialistit dhe vetë Veliut.

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga nxitoi të mohonte zërat për shkarkimin e Veliut, por nuk sqaroi nëse bëhej fjalë për dorëheqje, siç edhe raportoi Dosja.al.

Në fakt, ‘paralajmërimin’ për shkarkim kryeministri Rama e kishte bërë kur gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë “Rama 2”, kur bëri bilancin e punës së ministrive dhe kërkoi një riorganizim të Policisë së Shtetit dhe vuri afatin 100 ditor, të cilin Veliu nuk e priti.

Me një letër ku shkruante se dëshironte t’i përkushtohej familjes së tij, Veliu liroi karrigen ku pritet të ulet pasardhësi i tij i emëruar, Gledis Nano.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ardi veliu edi rama ardi veliu edi rama

Sondazh

Poll