Politike

Shpërndarja e vaksinave, Rama nga Sllovenia: Uroj që në raste të tjera qytetarët tanë të mos lihen si peshqit pa ujë

6 Tetor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Shpërndarja e vaksinave, Rama nga Sllovenia: Uroj që në raste

SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashkimit Evropian, I pranishëm në Samitin e Brdos që po mbahet në Slloveni, Rama ripërmendi shpërndarjen e vaksinave anti-Covid nga BE për vendet e Ballkanit.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se uron që në ndonjë rast tjetër emergjent, qytetarët e Ballkanit të mos lihen si ‘peshku pa ujë’, siç edhe ndodhi me shpërndarjen e vaksinave.

“Shpresojmë që në këtë rast të ri të shqetësimit të përbashkët qytetarët tanë nuk do të lihen si peshqit jashtë ujit siç ndodhi me shpërndarjen e dozave të para të vaksinave, të cilat na detyruan të mbështetemi te aktorët e tretë të famshëm në një betejë të mirëfilltë për mbijetesë,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Samiti i Brdos/ Liderët e BE nga Sllovenia: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë po pengon negociatat!

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama samiti i brdos ne slloveni edi rama samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll