Politike

Ironia e Ramës në Samit: Jam dakort me deklaratën e përbashkët dhe pse askush s’na e mori mendimin

6 Tetor 2021, 13:22 Nga DOSJA
Ironia e Ramës në Samit: Jam dakort me deklaratën e

SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nga Samiti që po mbahet në Slloveni. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha se është dakort me deklaratën e përbashkët me të cilën dolën vendet e Bashkimit Europina, ku thuhej se do vijohet me mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por pa vënë asnjë afat.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se e mbështet këtë deklaratë edhe pse sipas tij, askush s’i ka kërkuar mendim asnjërit prej liderëve të Ballkanit Perëndimor në momentin që është shkruar.

“Ndalem këtu dhe ju falënderoj të gjithëve me gjithë zemër që na keni sjellë këtu. Në fund të ditës, BE nuk është më e mira, por nuk ka asnjë më të mirë se BE. Kjo është edhe arsyeja pse ne pajtohemi plotësisht me deklaratën përfundimtare të samitit, megjithëse askush nuk na pyeti për mendimin tonë gjatë hartimit të tij. Është ajo që është. Faleminderit që jeni me ne sot,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Samiti i Brdos/ Liderët e BE nga Sllovenia: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë po pengon negociatat!

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama samiti i brdos ne slloveni edi rama samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll