Politike

Vendimet e Qeverisë/ Rritja e çmimeve, Rama prezanton javën e ardhshme paketën për mbrojtjen e familjarëve, Ahmetaj: Prisn

6 Tetor 2021, 12:34 Nga DOSJA
Vendimet e Qeverisë/ Rritja e çmimeve, Rama prezanton javën e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të prezantojë javën që vjen paketën për mbrojtjen e familjeve dhe biznesve të vogla në Shqipëri, për shkak të rritjes së çmimeve. Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme në një konferencë për gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave se Qeveria ka ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Sipas tij, ky grup është duke u monitoruar nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama.

Ahmetaj pranoi se vala e çmimeve ndërkombëtare prek brigjet e Shqipërisë, por qeveria është e gatshme të mbrojë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Zv.kryeministri mohoi lajmet se në vend do të ketë rritje të çmimit të energjisë. “Dua të korrigjoj një togfjalësh që ju përmendët, ‘çmimi e energjisë elektrike po rritet’, jo nuk po rritet. Kjo nuk është e vërtetë. Kemi ndonjë rritje për qytetarët, familjarët, bizneset apo ndërmarrjet në tërësi? Jo nuk kemi.’- tha Ahmetaj.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi para gazetarëve se qeveria mori vendimin për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi se qeveria ka dhënë miratimin për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Durrës, i cili do të kushtojë 15 milionë euro.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se në misionin e NATO-së në Letoni, do të shkojnë 21 efektivë të Forcave të Armatosura.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike vendimet e qeverise 6 tetor 2021 vendimet e qeverise 6 tetor 2021

Sondazh

Poll