Politike

VIDEO- Humbja e punës për shkak të Covid, ministrja Ibrahimaj: Do shtyhet afati i programit të punësimit deri në 2023-in

6 Tetor 2021, 11:51 Nga DOSJA
VIDEO- Humbja e punës për shkak të Covid, ministrja Ibrahimaj: Do

TIRANË– Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se është shtyrë afati për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit për ata që humbën punën për shkak të Covid. Ministrja zbuloi se shtyrja do të vazhdojë deri në vitin 2023 e se ky ishte një nga vendimet që u mor ditën e sotme nga qeveria për të gjithë qytetarët që dolën nga tregu i punës.


‘Sot u miratua një ndryshim në një vendim të mëparshëm, që përcakton kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit, për ata që mbetën pa punë si pasojë e Covid-19. Përmes këtij ndryshimi, ne shtyjmë afatin e zbatimit të programit deri në vitin 2023. Qeveria mori disa masa për mbështetjen e të punësuarve dhe të atyre që dolën nga tregu i punës.

Në Shqipëri nuk është përcjellë ende rritje e çmimit. Ne jemi duke vëzhguar. Paketa e cila do të prezantohet do të marrë parasysh si efektet direket dhe ato indirekte. Kjo nuk asnjë korrelacion ekonomik me projektin e amnistisë fiskale. Ministrja e Energjitikës është duke punuar me kompanitë në varësi të saj që të bëjë një planifikim sa më të qartë. Në një dalje brenda kësaj jave do të merrni informacion mbi të gjitha nevojat dhe masat që do të marrim me qëllim që të përballojmë këtë krizë që do të impaktojë jo vetëm në buxhetin e këtij viti, por dhe në atë të vitit 2022,” u shpreh ministrja.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delina ibrhimi vendimet e qeverise 6 tetor 2021 delina ibrhimi vendimet e qeverise 6 tetor 2021

Sondazh

Poll