Politike

Ambasada Amerikane ‘anulon’ PD-në si organizatore të protestës së sotme, por sërish e quan politike

6 Tetor 2021, 12:23 Nga DOSJA
Ambasada Amerikane ‘anulon’ PD-në si organizatore të

TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë është tërhequr nga deklarata e lëshuar vetëm pak më parë, me anë të së cilës ‘i faturoi’ Partiosë Demokratike organizimin e protestës së sotme kundër rritjes së çmimeve. Në faqen zyrtare, deklarata e Ambasadës nuk është fshirë, por është edituar, duke e lënë anonim organizatorin.

Por, sërish, përfaqësuesit e SHBA-ve në Tiranë, e kanë quajtur protestë politike tubimin e lajmëruar nga qytetarë të pavarur. Togfjalëshi i lënë mbi deklaratën zyrtare është ‘Protestë politike’ dhe jo ‘demonstrim civil’ siç duhet të ishte në këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Vendndodhja: Përpara zyrës së Kryeministrit në Bulevardin “Deshmoret e Kombit” në Tiranë (pika e njoftuar e grumbullimit)

Data/Koha: E Mërkurë 6 Tetor 2021, 5:00 pasdite

Ngjarja: Një protestë është paralajmëruar për këtë pasdite në zyrën e Kryeministrit. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për tu ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Më herët Ambasada Amerikane ia ka faturuar Partisë Demokratike organizimin e protestës së ditës së sotme për rritjen e çmimit të energjisë, naftës, gazit dhe produkteve të konsumit. Nëpërmjet një njoftimi të ndarë në faqen zyrtare të ëebit të Ambasadës, dega e drejtuar nga Yuri Kim, ambasada shkruante se është PD që ka njoftuar se do të mbajë protestë përballë Kryeministrisë.

“Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë në zyrën e Kryeministrit,”- shkruhet në nisje të njoftim, gjë që tashmë është ndryshuar.

Çfarë e bëri ambasadën të ndryshonte mendje?

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasada amerikane proteste per rritjen e cmimeve ambasada amerikane proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll