Sport

VIDEO/ Skandali i logos së EURO 2024, UEFA fshin Kosovën nga harta dhe e fut në Serbi

5 Tetor 2021, 20:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Skandali i logos së EURO 2024, UEFA fshin Kosovën nga harta dhe

EUROPË-UEFA ka publikuar sot logon e re të Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani dhe e ka bërë me një skandal të shëmtuar. Nuk dihet se si dhe pse, por në hartën e UEFA-s, Kosova ka përfunduar e bashkuar me Serbinë.

UEFA ka vendosur shumë ngjyra që burojnë nga flamujt e shteteve anëtare në Europë, për të bërë një bashkim ngjyrash që të tregojë diversitetin. Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa nëj ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera.

Një skandal i rëndë i pashpjegueshëm për organizatën që drejton futbollin në kontinent, për një temë shumë delikate e cila shpesh ka qenë objekt polemikash të cilat ajo me sa duket po i ndez vetë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2024 kosova serbia uefa euro 2024 kosova serbia uefa

Sondazh

Poll