Aktualitet

Ndërpriten punimet në pallatin në Durrës, banorët: Nuk po futemi dot në shtëpi, jemi lënë jashtë

6 Tetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Ndërpriten punimet në pallatin në Durrës, banorët: Nuk

DURRËS-Ditën e sotme qytetarët në Durrës kanë protestuar për punimet që janë ndërprerë në një pallat. Banorët shprehen se punimet janë ndërprerë duke lënë kështu në qiell të hapur prej 2 vitesh. Disa prej tyre janë shprehur për ‘Faxnews’ se Kryetarja e Bashkisë kur i takoi iu bëri të ditur se me 15 prill do të nisin punimet mirëpo sot kjo është kthyer në një problem pasi punimet janë ndërprerë. Ata kërkojnë të dinë nga Kryetarja se përse janë ndërprerë punimet si dhe kur do të nisin ato pasi banesat e tyre po amortizohen.

Po bëjmë dy vite që nuk po hyjmë në shtëpitë tona, punimet kanë nisur në 22 qershor dhe janë ndërprerë në gusht. Janë 100 e ca familje që janë jashtë dhe nuk kanë asnjë lloj informacioni se cfarë do të bëhet me shtëpiutë e tyre. Vijmë për të marrë përgjigjie dhe sot në zyrën e informacionit na thonë që kryetarja ishte shumë e zënë. Kryetarja nuk ishte e zënë kur erdhi dhe na takoi dhe na tha se më datë 15 prill nisin punimet. Sot kur është një problem faktik thotë që nuk ka kohë të presi banorët.

Shqetësimi ynë kryesor është ndërprerja e punimeve. Kryetarja e Bashkisë nuk na ka pritur. Përpara fillimit të punimit, na ka thënë se do të ndërtohej për 168 ditë. Kjo është arsyeja kryesore për ndërprerjen e punimeve. Ne jemi tek pallati industrial, punimet filluan në qershor dhe u ndërprenë në gusht. Ne kërkojmë nga kryetarja e Bashkisë të na tregojë përse janë ndërprerë dhe kur do të fillojnë sepse po amortizohen shtëpitë. Ne kemi lënë edhe punën sot dhe kemi ardhur këtu për të marrë një përgjigjie. Kryetares së bashkisë i kemi bërë edhe një kërkesë të protokolluar. Por ajo është shumë e zënë, ka agjendën e saj dhe nuk ka kohë për të na pritur”– u shprehën banorët.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne durres proteste ne durres banoret ne durres proteste ne durres

Sondazh

Poll